Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)

Korçë-Një aksident me vdekje ka ndodhur sonte në urën e fshatit Polenë të Korçës.

Rreth orës  mjet ka përplasur një këmbësor 19:30, në aksin dytësor 'Ravonik-Qatrom', automjeti tip 'Benz', me drejtues Sokol Çita ka përplasur 60 vjeçarin Bujar Rika.

Si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor "Ravonik-Qatrom", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin Sokol Çita 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Bujar Rika 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

lajm ne perditesim...

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Nënë Ferideja 80 vjeç u arrestua për 2 rrënjë hashash, Berisha mbahet në shtëpi

Spahiu: Nënë Ferideja 80 vjeç u arrestua për 2 rrënjë hashash, Berisha mbahet në shtëpi