Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4 vjet në burg kryetarin e opozitës

Në emisionin e mbrëmjes së sotme ‘Frontline’ në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu komentoi për Marsela Karapançon fjalimin e sotëm të Ramës në parlament dhe paralelen që ai bën me 97 për mandatet që do marri opozita dhe PD.

'Kam një konstatim kundër kryeministrin dhe një konstatim kundër demokratëve. Për kryeministrin që gjuha e tij është tërësisht banale, po perifrazoj atë që përsëriti 3 herë. Do kemi ballafaqim bashkë, gojën e hapur ekspertizën brenda do e rrotullosh dhe do e pështysh. E ka përsëritur 3 herë. Konstatoj që sarkazma homo erotike është tërësisht e papranueshme ndaj Gaz Bardhit jashtë çdo lloj etike parlamentare. Dëshiroj të mos e vazhdojmë debatin. Çdo komenti është i tepër për një gjuhë banaliteti të një pjese të parlamenti. Konstatim kundër demokratëve të cilët kanë konsideruar si provokim referencën e kryeministrit për 97 që merret me interpretim të gabuar.

Protesta dhe revolta popullore ishte përtej mbështetjes partiake. Pushteti u rrëzua nga populli jo nga parti. Nga 1994-1997 Sali Berisha që ishte në pushtet kam mbajtur 4 vite në burg Fatos Nano. Në 97 opozita ka qenë pa kryetar gjatë revoltës. Nuk ka pasur mundësi të drejtoj protestat. Dhe situata doli në anarki dhe qeveria e asaj kohe u konfrontua me komunitetin ndërkombëtar dhe stafi i ambasadës u largua me helikopter. Zv.sekretar i DASH u largua nga Shqipëria dhe nuk u prit nga presidenti i asaj kohe. 97 nuk është referencë negative për PD por për gjithë Shqipërinë. krahasimi me votat i mbetet kohës. Dhe unë nuk mendoj se fundi i Shqipërisë vjen nga shkrirja e një partie. Janë shkrirë qindra parti në Europë. Rilindja e partive të reja është mision kombëtar. Nuk e shikoj gjëmë kombëtare rrëshqitjen e PD me 25 deputetë.'

Më tej duke komentuar marrjen e Berishës si i pandehur nga SPAK, theksoi se kemi një standard të drejtësisë me nënë Feridenë që është në burg për 2 rrënjë kanabisi, ndërsa Berisha është në shtëpi.

'Po si ka mundësi nën Ferideja 80 vjeç për dy rrënjë kanabisi është në burg dhe Berisha është në shtëpi. Dash Sula me të drejtë thotë ishte pjesë e organit kolegjial për kthimin e pronës. Pse Berisha nuk ia kthen pronat të tjerëve por ia kthen dhëndrit. Në Tiranë çështje të cilat ngjajnë me klubin Partizani janë nja 200. Si ka mundësi në raste analoge prona nuk i kthehet pronari por i është lënë përdoruesve. Si ka mundësi që mban dy standarde? A ka konflikt interesi apo nuk ka?'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Spahiu: Shqipëria ka halle më të mëdha, se idiotizmat mediatike se kush u delegua në qarqe nga PS-PD

1726173451_spahiu.JPG

Juristi Kreshnik Spahiu ironizoi gjatë emisionit të sotëm Frontline lajmet e para disa ditëve që ishte në titujt kryesorë sa i përket emrave të PS dhe PD si drejtues politik në qarqet e vendit. Për Spahiu se kush është drejtues qarku nuk i intereson askujt. Këto lajme sipas tij imponohen artificialisht dhe madje njerëzit në lagjet e Tiranës nuk njohin as deputetin e zonës.

'Në asnjë cep të planeti në Europë, Afrikë, Amerikën Latine, Azi nuk gjen në media që lajmi i parë dhe kryelajmi i gjithë portaleve të jetë deleguarit e partive në qarqe. As në kohën Enver Hoxhës drejtuesit e partive në qarqe nuk pasqyroheshin, artificialisht i ushtrohet presion faktorëve në media që e bëjnë lajm. Kujt i kërcet, po të shkosh në Laprakë, Varri i Bamit, Kombinat nuk e dinë kush është deputeti i lagjes. Njohin logon e partisë. Unë mendoj hallet e shqiptarëve janë të tjera dhe problemi i qarqeve është artificial i paqenë.'

 

Ora 22:02
Spahiu: Nënë Ferideja 80 vjeç u arrestua për 2 rrënjë hashash, Berisha mbahet në shtëpi

 

Juristi Kreshnik Spahiu tha në Frontline se çështja që po hetohet Berisha është nga më të lehtat për të duke patur parasysh, 21 janarin dhe Gërdecin. Më tej theksoi se kemi një standard të drejtësisë me nënë Feridenë që është në burg për 2 rrënjnë kanabisi, ndërsa Berisha është në shtëpi.

'Mes 5 dosjeve është përzgjedhur vepra penale më e lehta. Ka 12 vite që ka ndodhur 21 janari dhe Berisha nuk është pyetur si person në dijeni. Në çdo cep të planetit do thirrej shefi për tu pyetur. Ka n15 vite që ka ndodhur Gërdeci dhe nuk është pyetur. Jo rastësisht është marrë dosja Partizani. Askush nuk mund të besoj se dhëndri ka 3 akuza, dhe vjehrri që ishte kryeministër ka 1 akuzë. A ka shqiptarë ta besojë që sot kur janë nën hetim 200 persona për korrupsion pasiv, vetëm njëri në shtëpi dhe tjetër në arrest me burg.

Po si ka mundësi nën Ferideja 80 vjeç për dy rrënjë kanabisi është në burg dhe Berisha është në shtëpi. Dash Sula me të drejtë thotë ishte pjesë e organit kolegjial për kthimin e pronës. Pse Berisha nuk ia kthen pronat të tjerëve por ia kthen dhëndrit. Në Tiranë çështje të cilat ngjajnë me klubin Partizani janë nja 200. Si ka mundësi në raste analoge prona nuk i kthehet pronari por i është lënë përdoruesve. Si ka mundësi që mban dy standarde? A ka konflikt interesi apo nuk ka?'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë