Sipas policisë, dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta 35-vjeçarin, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi. Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit, ndërsa vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.01.2018, jemi njoftuar se rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi.
Dy shtetasit e mësipërm, ndodhen në Komisariat ku po japin edhe deklaratat lidhur me ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com







