Bilisht/ Mësuesi i anglishtes në shkollën 'Dritëro Agolli' dhunon nxënësit, pezullohet nga puna! Mohon akuzat: Trillim i kolegëve

Një prej nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, ka denoncuar mësuesin e Anglishtes Alban Fetolli se ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe disa fëmijëve të tjerë gjatë orës së mësimit. Nxënësi thotë për mediat se mësuesi nuk ka qenë i dhunshëm më herët, por atë ditë e ka qëlluar atë me shpullë ndërsa një tjetër me shishe e sipas të miturit mund të ketë qenë i pirë.

Ndërkaq drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Arsimore në Qarkun e Korçës Znj. Vjola Rota tha se rasti po verifikohet nga një komision etike dhe se është në mbështetje të çdo nxënësi. Ajo ka pohuar se mësuesi Alban Fetolli, është pezulluar nga puna dhe deri në momentin që do të dale vendimi i komisionit etik nuk mund të merren masa të tjera.

Ndërkaq pas denoncimit të nxënësve se ka ushtruar dhunë ndaj tyre ka reaguar mësuesi Alban Fetolli, i cili disa kohë më parë ka qenë edhe drejtues i zyrës arsimore të devollit. Ai thotë se rasti është montuar nga disa kolegë të tij të cilët kanë keqpërdorur fëmijët, ndërkohë që thotë se vazhdim koha do i japë të drejtë dhe të gjitha pretendimet do bien.

Fetolli ka pohuar se ka 30 vjet në sistemin Arsimor dhe nuk ka pasur kurrë problematika të këtij lloji, as me nxënësit e as me kolegët, teksa përgjatë kësaj kohe nuk ka pasur kurrë shkelje disiplinore. Mësuesi i pezulluar nuk është shprehur i bindur nëse do i kallëzojë penalisht kolegët për denigrim të figurës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Bilisht/ U denoncua se dhunoi nxënësit, mësuesi mohon akuzat: Histori e trilluar nga kolegët

1667589605_WATERMARKREPORTtv.00453718.Still010.jpg

Pas denoncimit të nxënësve të Shkollës “Dritro Agolli” në Bilisht për dhunë nga mësuesi i tyre Alban Fetolli, ky i fundit i kontaktuar ka thënë se rasti është montuar nga kolegët të cilët kanë keqpërdorur fëmijët, ndërkohë që ka pretenduar se në vazhdim koha do e vërtetoj këtë fakt. Ai ka shtuar se në 30 vjet në sistemin Arsimor, nuk ka pasur kurrë problematika të këtij lloji, as me nxënësit e as me kolegët, teksa përgjatë kësaj kohe nuk ka pasur kurrë shkelje disiplinore.

Më herët Fetolli ka qenë drejtues i Zyrës Arsimore të Devollit. Por për akuzat e montimit të situatës nga kolegët e tij, ai është shprehur i pabindur nëse do t’i kallëzojë ata penalisht për denigrim të figurës. Ndërsa për pjesën tjetër të stafit pedagogjik të shkollës ai shprehet se të gjithë e mbështesin dhe se është vetëm çështje kohe derisa të dalë e vërteta.

Ora 15:55
VIDEO/ Flet nxënësi i dhunuar nga mësuesi në Bilisht: Më ngriti në tabelë, por s’kisha mësuar dhe më ra me shpullë në faqe! Kishte pirë ndonjë gotë

Një prej nxënësve që është goditur nga mësuesi Albani Fetolli në shkollën “Dritëro Agolli” në Bilisht ka folur për mediat. Ai thotë se mësuesi e kishte ngritur në tabelë, por ai nuk ishte përgatitur dhe mësuesi e kishte goditur me shuplakë në faqe. Nxnësi thotë se mësuesi edhe mund të kishte pirë ndonjë gotë.

“Fillonim luanim me mësuesin, bënim mësimin, na goditi disa shokë më bidon, tre nënës. Me shaka e kishte nisur në fillim dhe në fund përfundoi shumë keq. Në klasë të tetë.

Mësues Albani është si tip e qetë, se di ca pati atë ditë. Mund të kishte hequr edhe një gotë. Unë për vetë njoftova prindin. Disa shokë të mi po ashtu që ishin goditur njoftuan prindin. Atë ditë edhe mund të ketë qenë me ndonjë gotë. Një shoqe e goditi në kokë, edhe një shok në kokë. Mua më goditi me faqe me dorë, me të qeshur. Më ngriti në mësim, s’kisha mësuar, filloi me të qeshur hë kështu ti, hë ashtu ti. Në fund ai na goditi.

U zgjidh kjo punë me drejtoreshën, drejtoresha filloi t’i bënte pyetje, ai donte t’ia ngrinte zërin, por drejtoresha i tha nëse i godet edhe njëherë fëmijët do ta bëj publike. Pardje kishim me atë mësues, por na erdhi një mësues i ri. Këtu është, jep tek kjo shkollë, por nuk na jep më neve”, tha nxënësi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dorina Mulla: 05/11/2022 12:47

    Mesuesi ne fjale ka qene mesuesi im I anglishten qe ne Klass te pare qe para 27 vitesh. Ai ka 30 vite ekspeeience ne kureiz , eshte zoteri burre ,I qete, i respektuar e i zoti. Gjynah qe po ia shkaterroni karrieren.. Brezat e stem jane problematike e vijne pa mesuar , ju lutem mos I ekzagjeroni gjerat.. eshte e veshtire te gjesh mesues te qene sot!!

    Përgjigju
  • Ermal: 04/11/2022 19:13

    Mirë. Mbani kriminelet e rrugaçët në shkollë dhe denoni mësuesit!Prandaj arsimin e kanë shkatërruar me sukses. Nxënësit rrugaçë jo vetëm që nuk mësojnë por prishin mësimin dhe kërcënojnë mësuesit. Prandaj shkolla shqiptare nxjerr budallenj me diplomë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari