Korçë, nis restaurimi i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë! Ministrja shmang pyetjen për shtëpinë muze të Agollit në Devoll: Bëjmë atë të Tiranës

Ka nisur restaurimi i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë, lajmi u bë i ditur nga ministrja e kulturës Elva Margariti gjatë vizitës në Korçë. Pas kësaj faze do të ndërhyhet edhe në afresket e kishes, ashtu siç do të ketë një projekt edhe për kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq.

"Kemi fillimin e kantierit të Kishës në Voskopojë që tashmë ndodhej në gjendje të vështirë për shkak të dëmtimeve të fundit të çatisë dhe fillojmë tashmë punimet edhe në të. Gjithashtu kam ardhur me dëshirën e mirë për të krijuar pse jo një tjetër pikë qëndrimi për artdashësit në Korçë  që është ajo në shtëpinë e Mios duam të shikojmë mundësinë të krijojmë ura me familjen sipas të gjitha kornizave ligjore që na lejon ligji për trashëgiminë që të krijojmë pse jo një muze autonom themi mbi Vangjush Mio", tha ajo.

Ministrja e Kulturës shmangu pyetjen për restaurimin e shtëpisë muze caktuar për Dritëro Agollin në vendlindjen e tij në Devoll, duke u përgjigjur për shtëpinë muze në Tiranë.

"Shtëpia Muze e Dritëroit është pjesë e një projekti të cilin po e ndjekim bashkë me bashkinë e Tiranës, ajo është e gjitha një godinë e cila mbart vlera si arkitektonike ashtu edhe historike edhe shpirtërore për të gjithë ne kështu është pjesë e një projekti shumë më të gjerë i cili po shkon përpara me të gjithë bashkëpunimin edhe me familjarët vetëm dy ditë më parë dua t'ju them që patëm një premierë me një rreth të ngushtë mbështetësish për filmin tashmë të prodhuar Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", u shpreh ministrja.

Kujtojmë se pak ditë më parë media solli në vëmendje faktin se prej 20 vitesh është lënë në degradim të plotë një godinë në Menkulas të Maliqit, që ishte caktuar për tu përdorur si shtëpi muze për shkrimtarin e madh.

K.T./I.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhimo: 16/10/2021 23:00

    Dhe per nje fillim punimesh, shpenzohen 10 mije dollare dieta nga ministri, shpura e saj, vendoret e lere mos e pyet dreka, darka ,varosje e servilosje. Ca kuptimi ka, ne kohe krize, nje zyrtar te talle me deren dhe gjoja per inagurim, te beje palle ne fundjave. Sa te babezitur jeni more.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Rusia dhe Kina kundërshtojnë Samitin e Demokracisë si pengesë të modernizmit:Produkt i mentalitetit të Luftës së Ftohtë