KORÇË - Një i moshuar me nënshtetësi greke është gjetur i vdekur nga policia e Korçës në një dhomë hoteli në fshatin Çiflik të këtij rrethi.
 
Viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, mësohet se është i moshës rreth 60 vjeç, ndërsa trupi i tij u gjet nga punonjësit e hotelit.
 
Këta të fundit kanë njoftuar menjëherë uniformat blu të qytetit juglindor që kanë mbërritur në vendngjarje.
 
Blutë e Korçës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)