KORÇË- Gjykata e Posaçme ka caktuar 3 masa sigurie ‘arrest në burg’, 1 ‘arrest në shtëpi’ dhe 1 ‘detyrim paraqitjeje’, për disa persona të cilët kanë tentuar që të korruptojnë funksionarë publik në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.
Dy sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun kanë ofruar 5 mijë euro që të Apeli i Gjykatës së Korçës të zbuste masën e sigurisë ndaj trafikantit të emigrantëve Bledar Kozici. Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj dy sekserëve që janë lënë në burg, ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokatja Dajana Kodra.
“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra,, Bledar Kozici, Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, njofton SPAK.
![]()
Ndërkohë, është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitjeje për Dritan Tabakun e Artiana Kozicin.
Masat e sigurisë
1. “Arrest në burg”, ndaj Nikoll Hafesllarit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
2. “Arrest në burg”, ndaj Bledar Kozicit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
3. “Arrest në burg”, ndaj Nikoll Jeskut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
4. “Arrest në shtëpi”, ndaj Dajana Kodrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
5. “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj Dritan Tabakut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.
6. “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj Artiana Kozici, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Pak te tepruara keto denime se njerezit kur kan hall me drejtesin ose me shendetin si gjithmon mundohen ti zgjidhin duke hapur mire portofolin!!Te denohen fajtoret e shume fajeve dhe krimeve qe jane pa fund e kur te teprojn denimet le tu jepen dhe atyre qe duan te japin rrushfet! Duhen te kalojn shekuj te tere qe te arrijm te dalim nga kultura e rrushfetit!
Përgjigju