KORCE – Një konflikt për motive të dobëta për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të rrethit të Korçës, ku tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për pasojë kanë mbetur të plagosur vëllezërit Ferdinand dhe Alfred Mucanji, të cilët janë përplasur me makinë nga 30-vjeçari Dritan Tora.
Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur uniformat blu, të cilat kanë arrestuar autorin e ngjarjes, ndërkohë që dy të dëmtuarit janë çuar në spitalin Rajonal të Qytetit të Korcës, ku kanë marrë dhe ndihmën e parë.
Në lidhje me ngjarjen ka folur xhaxhai i dy vëllezërve, Petrit Mucanji, i cili ka pohuar se konflikti ka filluar para tre ditësh duke degjeneruar deri në përdorimin e armëve (automatikut). Tashmë nipërit ndodhen në spital ka pohuar ai, por kemi frikë se kjo do të kthehet në hasmëri, kërkojmë vetëm për drejtësi.

(Foto, xhaxhai i vëllezërve)
Ndërkohë nga spitali i Korçës bëhet e ditur se dy vëllezërit Ferdinand dhe Alfred Mucanji kanë marrë plagë të rënda në trup, kryesisht në pjesën e këmbëve, por jashtë rrezikut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com