Korçë,Peleshi:S’duam zgjedhje pa
opozitën,po s’është në dorën tonë

Korçë,Peleshi:S’duam zgjedhje pa<br />opozitën,po s’është në dorën tonë
Nga Korça zv/kryeministri Niko Peleshi është shprehur se pjesëmarrja në zgjedhjet e 18 qershorit janë një e drejte e popullit për të zgjedhur dhe një detyrim i partive.
 
Ai u shpreh se janë krijuar kushtet për një proces të qetë zgjedhor në të cilin do të merrte pjesë edhe opozita, megjithatë ai shtoi se kjo nuk është në dorën e tyre.
 
Kjo deklaratë e Peleshit vjen pas thirrjes që Departamenti Amerikan i Shtetit përmes nënsekretarit për Çështjet Politike, Thomas Shannoni i bëri klasës politike shqiptare, i cili inkurajon përfshirje të gjerë të partive politike, duke u pozicionuar kështu kundër paralajmërimeve të opozitës për bojkot të zgjedhjeve.  
 
Peleshi deklaroi se PS, LSI dhe shumë parti të tjera janë regjistruar, ndërsa shtoi se KQZ-së i është kërkuar shtyrja e afatit që të krijohet hapësirë për regjistrimin e PD.
 
“Ne jemi rregjistruar, kemi nisur punën për organizimin e fushatës zgjedhore sapo ajo të nisë. Disa parti të tjera përfshi LSI janë rregjistruar.  Po bëjmë edhe stërmundime të tipit si ajo e shkresës dërguar KQZ për shtyrjen e afatit të rregjistrimit në zgjedhje për të parë mundësinë dhe hapësirën e regjstrimit të PD”, tha Peleshi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg