VIDEO/ Përplasje me armë zjarri mes dy grupeve rivale para Bashkisë së Korçës, një i plagosur (Detaje)
Një person ka mbetur i plagosur këtë të shtunë përpara Bashkisë së Korçës, pasi është qëlluar me armë zjarri. Fillimisht disa persona janë konfliktuar fizikisht dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.
KORÇË - Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë përpara Bashkisë së Korçës, në lagjen nr.7, pas një konflikti mes disa personave, duke shkaktuar panik te kalimtarët e rastit. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, jo shumë larg komisariatit të policisë.
Gazetarja e Report Tv, Iris Rezhda, raporton se personat e përfshirë në konflikt kanë zbritur nga tre automjete dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. Për pasojë njëri prej tyre, i identifikuar si Erjon Hoxhallari, 38-vjeç, një person i njohur nga policia pasi rezulton me precedent penal, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi disa persona, përfshirë edhe autorin e plagosjes, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Gjithashtu, të arrestuarve iu është sekuestruar edhe arma e zjarrit, tip pistoletë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në një kohë rekord kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 38-vjeçari.
Ngjarja e ndodhur pak minuta më parë, në lagjen nr. 7 përpara Bashkisë Korçë, ku pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta, mbeti i plagosur shtetasi E.H, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes. Po vijonë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.
Bajgëri e gjallë
Përgjigju