Korçë, qendra shëndetësore e Pustecit e amortizuar, nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar

Qendra shëndetësore e Pustecit prej vitesh është gati jashtë cdo standarti. Me suva të rrëzuara, me mure që pikojnë dhe ku lageshtira ka përfshirë cdo cep të godinës. Ajo është lënë jashtë vëmendjes prej një kohe të gjatë.

Janë vetë banorët e Bashkisë Pustec të cilët kanë ngritur shpesh herë këtë shqetësim, ku kanë kërkuar ndihmë, pasi shërbimi shëndetësor për ta po bëhet cdo ditë e më i vështirë. Krahas kushteve të këqija të godinës, një tjetër problem mjaft shqetësues është mungesa e mjetit të ambulancës. Situata e vështirë është pranuar edhe nga stafi i qendrës shëndetësore, i cili pohon se kushtet nuk janë aspak normale, për një zonë ku marrin shërbim rreth 5000 banorë.

Transporti në raste emergjente kryhet me mjete të vogla që i përkasin banorëve pasi mjeti ambulancës prej kohësh është jashtë përdorimit. Një tjetër problem është mungesa e ujit, çka e detyron stafin të mbushin ujë me kova për të plotësuar nevojat më elementare të higjenës.

Situata është alarmante ndërsa apeli i drejtohet qeverisë duke kërkuar të kenë në dispozicion një mjet ambulancë për të mbuluar rastet emergjente, ujë të pijshëm, si dhe rikonstruksion të godinës. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin