TIRANË – Seanca e parë në gjykatën e Korçës karshi të arratisurve nga burgu i Drenovës e parashikuar pë tu zhvilluar sot është shtyrë për një tjetër datë.

Seanca për të arratisurit Admir Tafili, Fran Marashi, Artur Gora dhe Gëzim Guri si dhe bashkëpunëtorët e tyre Olsian Maci , Albi Mancini , Ervis Lami , Bledian Deda, Alfred Qefalia do të zhvillohet e ndarë nga tre të arratisurit e tjerë të cilët mundën të kalojnë kufirin me Greqinë, Gëzim Tomën, Reiz Haxhirajn dhe Eduart Lulajn

Ndëkohë prokuroria në aktakuzën e saj nuk ka përfshirë akuzën ndaj pesë bashkëpunëtoreve të të arratisurve për sulm me armë zjarri ndaj rojeve të burgut.  Dukë marrë shkas nga kjo, pesë të pandehurit kanë një pozitë më të lehtë përballë trupit gjykues, teksa tani ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje dhe dhënie ndihme për të arratisurit.

Pas verifikimeve për prezencën e të pandehurve në sallë është dashur një shtyrje e seancës për shkak të mungesës së disa prej tyre dhe avokatëve mbrojtës.

Në këtë gjykim duket se do të mungojnë dy prej elementeve kryesore të arratisjes, Admir Tafili dhe Fran Marashi, të cilët kanë vendosur që të mos jenë prezentë në këtë gjykim dhe t'ia lenë gjithçka më dorë avokatëve me një prokurë të posacme përfaqësimi. 

Pasi ka kryer procedurat e verifikimit gjykata me kërkesë të prokurorisë ka vendosur shtyrjen e seancën për një datë tjetër. 

Nëntorin e vitit të kaluar 7 të burgosur u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë ndërsa ishin duke vuajtur dënime kapitale për shkak të veprave të rënda penale të kryera prej tyre. 

Pasi kaluan muret e institucionit të privimit të lirisë 3 prej tyre arritën të hyjmë në shtetin grek përmes vijës së gjelbër por u kapën nga policia greke.

SOT GJYQI PËR TË ARRATISURIT NGA "DRENOVA" NËN MASA TË RREPTA SIGURIE

Mesditën e sotme, në gjykatën e rrethit të Korçës është zhvilluar gjyqi ndaj 7 të arratisurve  nga burgu i Drenovës më 23 nëntor 2013 dhe 5 personave  të tjerë që i ndihmuan ata. Në seancën gjyqësore që u zhvillua nën masa shumë të rrepta sigurie, u vendos shtyrja e saj për në datën 4 qershor për shkak të mungesës së tre prej të akuzuarve apo avokatëve të tyre.

Katër të arratisurit që u kapën në Shqipëri janë Artur Gora, Admir Tafili, Gëzim Guri dhe Fran Marashi; ata nuk ishin të pranishëm në seancë dhe u përfaqësuan vetëm nga avokatët.

Tre të arratisurit e tjerë, që u kapën në Greqi: Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lulo, do të trajtohen në një seancë tjetër, pasi çështja e tyre është ndarë.

Përveç 7 të arratisurve nga burgu i Drenovës, janë edhe 5 persona të tjerë nën gjykim si bashkëpunëtorë të tyre në arratisje apo fshehje.  Ata janë: Olsian Maçi, Albi Mcimi, Ervis Lami, Alfred Qefalia e Bledjan Deda.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Julian Kriston, seanca e sotme u shty për në datën 4 qershor pasi një prej të arratisurve, Artur Gora nuk është njoftuar për gjyqin. Përveç kësaj, mungonte edhe njeri prej bashkëpunëtorëve të akuzuar si dhe njeri prej avokatëve.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)