KORCE - Ministria e shëndetësisë ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje amatore të regjistruar në Korçë ku një mjek dhe një infermier pasi zbresin nga ambulanca për ti dhënë shërbim mjekesor një qytetari tregojnë një sjellje jo njerëzore karshi këtij të fundit.
Në një njoftim për shtyp ajo sqaron se ka pezulluar nga puna mjekun, Çelo Fetollari, dhe infermierin, Artur Tuke, pasi ata nuk kanë kryer shërbimin e duhur ndaj një qytetari në qytetin e Korçës.
Në të njëjtën kohë policia ka nisur procedim penal në gjendje te lire ndaj bluzave te bardha.
Në të njëjtën kohë ka rrëfyer ngjarjen edhe një nga personazhet në video, Alban Dede, I cili është personi që gjendej I shtirë dhe nuk iu dha shërbimi I duhur nga mjeket.
Bluzat e bardha e tërheqin zvarrë në mënyrë aspak profesionale qytetarin e shtrirë në tokë e që duket se ka nevojë për ndihmë.
Më pas njëri nga mjeket e lë qytetarin buzë rrugës ndërsa tjetri as nuk dënjon fare ti shkojë në ndihmë.
E gjithë skena zgjat vetëm pak minuta, ndërsa është filmuar nga qytetare të rastit, të cilët më pas e kanë shpërndare videon në rrjetet sociale.
Sikur të mos mjaftonte kjo dy bluzat e bardha e lenë qytetarin buzë rrugës dhe largohen me ambulance.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në 29 prill, gjatë orëve të pasdites, në zonën e njohur si Shën Triadha, në qytetin e Korçës dhe se personi i tërhequr zvarrë ka qenë në gjendje të dehur.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com