Korçë, Sotiraq Filo shpallet fitues
i zgjedhjeve për Bashkinë

Korçë, Sotiraq Filo shpallet fitues<br />i zgjedhjeve për Bashkinë
KORÇE- Qytetarët korçarë kanë votuar dje për kryebashkiakun e ri të qytetit, ku votat e tyre do të ndahen mes dy kandidatëve, Sotiraq Filos që kandidon në koalicionin e majtë, i mbështetur nga PS-LSI e FRD, si dhe Sotiraq Stratobërdhës në koalicionin e djathtë.

ORA 09:35 KQZ: PËRFUNDON ME SUKSES NUMËRIMI I VOTAVE
Komisioni Qëndror i Zgjedhje ka bërë të ditur se, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit në dy VNV-të, për zgjedhjet e pjesshme, për kryetar të Bashkisë Korçë dhe për kryetar të Komunës Karbunarë. Procesi i numërimit të votave ka qenë i pandërprerë çka solli përfundimin procesit brenda një kohë të shkurtër, në mënyrë korrekte dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ka bërë të ditur KQZ-ja.
 
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha tha se, sipas informacioneve të marra nga vendet e numërimit të votave rezulton: Në Bashkinë Korçë, kandidati Sotiraq Stratobërdha ka marrë 5284 vota ndërsa kandidati Sotiraq Filo ka marrë 15973 vota.

Në komunën Karbunarë në qarkun Fier, kandidati Mynyr Shehu ka marrë 864 vota ndërsa kandidati Bektash Nexha ka marrë 1173 vota.
 
“Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse miratojnë me vendim tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, duke shpallur dhe kandidatin fitues për secilën zone zgjedhore”, bëri të ditur KQZ.

“Zbatimi rigoroz i të gjitha procedurave zgjedhore nga hapja e qendrave të votimit, tek dorëzimi i materialeve zgjedhore nga KQV-të në dy KZAZ-të dhe numërimi i kutive të votimit, solli një process zgjedhor, transparent, korrekt dhe me standarde. Në këto zgjedhje të pjesshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përdori të gjitha kapacitet njerëzore, logjistike dhe financiare për organizimin, zhvillimin dhe përmbylljen e procesit zgjedhor të 3 nëntorit me sukses”, tha KQZ-ja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka marrë dokumentacionin zyrtar dhe kutitë e votimit e materialeve zgjedhore.

ORA 7:11 FILO SHPALLET FITUES ME MBI 15 MIJE VOTA
Kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo, është shpallur fitues në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara për bashkinë e Korçës. Mëngjesin e sotëm ka përfunduar numërimi i votave duke përjashtuar një kuti votimi, ku ka votuar edhe vetë kandidati i majtë, Filo.

Në fund të numërimit, kandidati i majtë, Sotiraq Filo, PS-LSI dhe FRD ka marrë 15953 vota, ndërsa kandidati i djathtë, Sotiraq Stratobërdha, ka marrë 5283 vota. Diferenca mes dy kandidatëve ka qenë 10670 vota.

Duke folur pas fitores, Filo është shprehur i lumtur për këtë fitore, ndërsa ka premtuar se do të vazhdojë të punët e nisura nga ish-kryebashkiaku Niko Peleshi për qytetarët.

22:55 RINIS PROCESI I NUMERIMIT, KUTIA ME PROBLEME DO DERGOHET NE KQZ
Pas një bllokimi disa minutësh për shkak të mospërputhjes së kodeve në kutinë e votimit, ku ka votuar kandidati i PS-LSi për kreun e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka rinisur procesi i numërimit. Tashmë po numërohen 7 kuti votimi, ndërsa kutia me probleme do të dërgohet në KQZ.

22:40 BLLOKOHET KUTIA KU KA VOTUAR KANDIDATI I PS SOTIRAQ FILO
Bllokohet procesi i numërimit të votave në Korçë. Kutia ku ka votuar kandidati i PS-LSI, Sotiraq Filo nuk merret në dorëzim nga KZAZ, pasi ka mospërputhje të kodit të kutisë me kodin e procesverbalit. Ky problem ka shkaktuar bllokimin e procesit të dorëzimit të kësaj kutie.

KZAZ nuk ka kompetenca për ta quajtur të vlefshme ose jo këtë kuti votimi.

Tashmë pritet vendimi i KQZ-së për kutinë ku ka votuar kandidati i PS-LSI, dhe FRD për kreun e bashkisë Korçë.

20:00 NIS PROCESI I NUMERIMIT TE VOTAVE
Me përfundimin e procesit të votimit për kreun e Bashkisë Korçë dhe vulosjen e kutive të votimit, është bërë edhe transportimi i tyre tek Qendrat e Numërimit. Për këtë njësi vendore ka nisur procesi i numrimit në ambientet e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”.

18:30 KQZ: MBYLLET PROCESI I VOTIMIT, 30.92% PJESËMARRJE NË KORÇË, 51.14 % NË KARBUNARË
Në përmbyllje të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara ditën e sotme në Korçë dhe Karbunarë, KQZ sjell shifrat lidhur me pjesëmarrjen në votime.
Kështu në përmbyllje të procesit, sipas KQZ në Korçë 22 088 zgjedhës i janë drejtuar qendrave të votimit, që në përqindje shënon 30.92%.

Ndërkaq për të zgjedhur kreun e komunës Karbunarë kanë marrë pjesë në votime 51.14 % e zgjedhësve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka cilësuar të qetë procesin e sotëm zgjedhor në këto dy njësi vendore.

Kutitë e votimit tashmë po dërgohen në Qendrat e Numërimit, tek Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, dhe tek Muzeu Historik në Lushnjë.

Ndërkaq, KQZ thekson se procesi i numërimit do të zhvillohet pa ndërprerje, deri në përfundim të tij, dhe shpallje të rezultatit.

16:00 KQZ: KORÇË 23.73% PJESËMARRJE NË VOTIME, 45.60% NË KARBUNARË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat ka shpjeguar ecurinë e deritanishme të procesit të votimit, për zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen në Korçë dhe komunën e Karbunarës.

Sipas KQZ, në Korçë deri më tani kanë ushtruar të drejtën e votës 16 949 zgjedhës, që në përqindje do të thotë 23.73 % e zgjedhësve të këtij qyteti.

Ndërsa në Komunën Karbunarë deri në orën 16:00 kanë votuar 1807 zgjedhes, që në përqindje llogaritet rreth 45.60 % e votuesve të kësan komune.

Sipas KQZ provesi i votimit në këto KZAZ po vijon normalisht, ndërsa i është bërë apel partive politike që të paraqesin anëtarët e grupit të numërimit, dhe emrat e tyre, në mënyrë që të bëhet emërimi nga KQZ, dhe më pas të vijohet me procesin normal zgjedhor, deri në shpalljen e rezultatit.
 
15:30 ARTUR QERAMIXHIU, KREU I KZAZ: PJESËMARRJA E VOTUESVE RRETH 20%
Kreu i KZAZ në Korçë, Artur Qeramixhiu ka dhënë shifra lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime. Sipas Qeramixhiut, deri më tani pjesëmarrja në votime është në rreth 20%. Ndërsa shton se procesi deri më tani ka ecur normalisht në të gjitha Qendrat e Votimit.

Votuesit në disa QV kanë hasur probleme për gjetjen e emrin në lista, por më pas sipas Qeramixhiut janë informuar dhe kanë votuar në qendrat përkatëse.

Kreu i KZAZ ka theksuar se orari zyrtar i përfundimit të procesit të votimit është ora 18:00, ndërsa ka shtuar se “në orët në vijim pritet një pjesëmarrje më e lartë në votime”.

Sipas Qeramixhiut, nëse do të ketë rardhë të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës, procesi i votimit do të vijohet më tej.

ORA 14:57 PS, THIRRJE QYTETARËVE PËR TË DALË NË VOTIME
Zhvillimi i qetë i zgjedhjeve në Korçë, ka qenë në fokus të një deklarata të Partisë Socialiste të Korçës. Në një deklaratë për median, PS, ka falenderuar qyteratë që kanë votuar deri tani.

“Edhe në këto zgjedhje korçarët po tregojnë qytetarinë e tyre të dallueshme me qetësi dhe pjesëmarrje progresive në të 101 qendrat e votimit”, thuhet në deklaratën e socialistëve të Korçës. Këta të fundit, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të shmangur fluksin e votuesve në orët e fundit të këtij procesi.

“Vota është një përgjegjësi që duhet ta ushtrojnë qytetarët për të zgjedhur alternativën më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Votoni për të realizuar projekte të mëdha e konkrete, që ta bëjmë Korçën qytetin më modern në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Partia Socialiste e Korçës.

DEPUTETET E PD-se: VOTIMI I QETE, POR PJESEMARRJA E ULET
Deputetja e PD-së Majlinda Bregu nga Korça tha sethelbi i këtyre zgjedhjeve është ruajtja e standardeve dhe Eduard Selami i PD-së  tha se procesi i votimit është normal, por pjesëmarrja është eulët. Ai i bëri thirrje korçarëve të votojnë.

ORA 11: 47 PELESHI FTON KORÇARET TE VOTOJNE
Ish kryetari i bashkisë së Korçës, i dorëhequr pas emërimit në postin e zv/kryeministrit votoi sot tek shkolla “Stavri Themeli”.
 
“Vlerësoj qytetarinë korçare, që kanë dhënë kontributin e tyre duke marrë pjesë në votim. Gjithashtu ai ftoi të gjithë qytetarët  të ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime pasi duke dhënë votën e tyre tregojnë kulturën dhe demokracinë që e karakterizon”
 
ORA 11: 30 FILO MOHON AKUZAT
Kandidati i PS-së Sotiraq Filo votoi te qendra e votimit 3667 te shkolla “Sevasti Qiriazi”. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë pasi nuk është vetëm e drejtë e tyre por edhe detyrim ndaj të ardhmes së qytetit të  Korçës.
Ai mohoi akuzat e PD-së duke sqaruar se kishte qenë duke kaluar rastesisht tek shkolla dhe në asnjë mënyrë nuk ka ushtruar presion.  Sipas tij qytetarët janë të lirë të votojnë

ORA 11: 10  SHTABI ELEKTORA I PD-se: FILO PRESION VOTUESVE
Shtabi elektoral i PD-së denoncon kandidatit e koalicionti të majtë Sotiraq Filo se po i bën presion votuesve.
 
”E gjithë administrata e bashkisë Korçë ndodhet në shkollën ”Raqi Qirinxhi”. sipas PD administrata e bashkise u ben presion votuesve.

ORA 10: 55 KQZ PJESEMARRJA 4.69 %
"KQZ njofton se deri tani pjesmarrja në votime në dy komunat ka qenë.
Në Bashkinë Korçë kanë votuar 3348 zgjedhës nga të cilët 1328 kanë qenë femra, 4.69 %.
Në Komunën Karbunarë kanë votuar 379 zgjedhës nga të cilët 143 femra, 9.35 %".

ORA 09:30  STRATOBËRDHA I PD-SË: KORÇARËT DO ZGJEDHIN ALTERNATIVËN E DUHUR 
Pas votimit kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Korçës,  Sotiraq Stratoberdha tha se “Deri tani procesi i votimit është normal dhe “shpresoj te jete i tillë deri në fund’. Ai u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimi.
 
"Kam besim se qytetarët korçarë do të zgjedhin alternativën e duhur"

ORA 09: 17 KQZ:  VOTIMI PO ECEN I QETE
KQZ në një njoftim për shtyp tha se do të zbatojë me korrektësi të gjitha procedurat ligjore dhe të marrë masat e nevojshme për të gjitha rastet që procesi zgjedhor të mos cënohet.

zgjedhjet ne korce
(Në foto: Procesi i votimit në Korçë)

zgjedhjet ne korce
(Në foto: Procesi i votimit në Korçë)

stratoberdha
(Në foto: Kandidati Sotiraq Stratobërdhës duke hedhur fleten e votimit ne kutinë e votimit)

sotiraq filo
(Në foto: Kandidati Sotiraq Filo duke votuar)

niko peleshi
(Në foto: Zv. Kryeministri Niko Peleshi duke votuar)

ORA 08:40- POLICIA E KORÇES: VOTIMI NISI I QETE NE 7: 30
Policia e Korçës përmes një njoftimi për shtyp informon se janë larguar nga objektet zgjedhore, të cilat ishin marrë në ruajtje gjatë natës së mbrëmshme. Nga shërbimet e policisë, në kuadër të këtij procesi u morën në ruajtje në të gjithë vendin:
101 Qendra Votimit
1 Komision Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe VNV.Gjatë natës së mbrëmshme nga shërbimet e policisë nuk ka pasur asnje incident. Policia është larguar më pas nga Qendrat e votimit ku reth ores 07.30 ka nisur votimi  pa probleme, ne te gjithe qarkun e Korçës.

 ORA 07:14: NE 4 QV, VOTIMI KOMISIONERET PR NUK U PARAQITEN
Në 4 qendra votimi në Korçë votimi nisi disa minuta me vonesë për shkak të mos paraqitjes së komisionerëve të PR-së. Më pas është vendosur që votimi të hapet edhe pse në mungesë të tyre.


Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se në këto zgjedhje të pjeshme janë të regjistruar në listat e zgjedhësve plot 71 mijë e 800 persona me të drejtë vote, të cilët pritet që tu drejtohen sot kutive të votimit.  Krahasuar me zgjedhjet e 23 qershorit, në këto zgjedhje janë rreth 300 persona të rinj, të cilët votojnë për herë të parë. Zyrtarisht proçesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 18:00. Gjithësej do të jenë 101 kuti të votimit që do të hapen dhe numërohen në ambjentet e Pallatit të Sportit, “Tamara Nikolla”

FUSHATA
 Vetëm dy ditë më parë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte i pranishëm në mbylljen e fushatës zgjedhore të kandidatit të majtë, në të cilën mori pjesë edhe ish-kreu i kësaj bashkie dhe tashmë numri dy i qeverisë, Niko Peleshi. Ndërkohë që nga ana tjetër, për kandidatin e djathtë duket se ka qenë një fushatë zgjedhore jo shumë e zgjeruar, në të cilën mungoi edhe kreu i PD. Lulzim Basha. Njëkohësisht sot pritet që të mbahen zgjedhjet edhe në Komunën e Karbunarës në qytetin e Lushnjes, ku do të zgjidhet kreu i ri i kësaj komune.

REZULTATET E ZGJEDHJEVE 2011
Koalicioni i majtë doli fitues në në zgjedhjet vendore të 2011 për bashkinë e Korçës, ku kandiduan ish-prefekti Andrea Mano si dhe ish-kryebashkiaku Niko Peleshi, tashmë zëvendëskryeministër. Pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët e cila kapi shifrat e 45% të votuesve në këtë qytet. Këto zgjedhje u fituan nga Aleanca për të Ardhmen, e cila me Niko Peleshin si kandidat arriti që të merrte plotë 16.369 vota kundrejt 14.176 vota që mori kandidati i koalicionit të djathtë. Ndërkohë që në këto zgjedhje e majta do të ketë edhe përkrahjen e partive aleate përfshirë këtu edhe aleaten më të madhe, LSI si dhe partitë e tjera të vogla. Njëkohësisht pas përjashtimit të kandidates së Frymës së Re Demokratike për të garuar për kryetare të Bashkisë së Korçës, kjo parti iu bashkua të majtës, duke bërë deri diku një dominim të koalicionit të majtë në këto zgjedhje. Një bashkëpunim ky i cili pritet që të shtrihet edhe në një marrëveshje mes PS dhe FRD.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar