Korçë, vdes foshnja 12 ditëshe
gjyshërit akuzojnë mjekët

Korçë, vdes foshnja 12 ditëshe<br />gjyshërit akuzojnë mjekët
KORCE-  Gjyshërit e një foshnje 12 ditëshe akuzojnë mjekët për humbjen e jetës së të miturës. Ata akuzojnë mjekët se nuk i kanë ardhur në ndihmë foshnjes e cila kishte lindur me vrimë në zemër.

Etleva Gjeloshani, 29 vjeçe kishte shkuar për të lindur në martenitetin e qytetit ndërsa atje është përballur me indiferencën dhe moskujdesjen e mjekëve dhe kjo për faktin se nuk kishte mundësi të paguante mjekun dhe maminë.
 
E përlotur nga humbja e mbesës 12 ditëshe Fabiola Gjeloshani, gjyshja e saj tregon se e gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi si pasojë e neglizhencës së gjinekologut, Ilir Karanxha dhe mamisë që e shoqëronte mjekun. Alide Nurka ,gjyshja 60 vjeçare  me dhimbje pohon se mjekët nuk i kanë thënë nëse foshnja vuante nga ndonjë sëmundje por e kanë nxjerrë nga marteniteti duke i pohuar se fëmija është në gjëndje të mirë shëndetësore. “Kur e mora Fabiolën e vogël  në shtëpi  ajo ishte shumë e vogël, por pashë që buza e saj rrinte e nxirë , nuk e dallova mendova se e kishte vete ashtu”, është shprehur e përlotur  gjyshja  e foshnjës.

gjyshja e femijes rom ne korce
(Foto: Gjyshja e foshnjes që ndërroi jetë)

Gjithashtu ka shtuar 60 vjecarja ka shtuar se pasi kanë parë që foshnja  ishte shumë e sëmurë dhe nxirë e kishin çuar në spital dhe atje i kishin thënë se ajo kishte vdekur. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore shkak i vdekjes ishte insuficence kardiake.

Mjeku Ilir Karanxha i cili akuzohet për neglizhence dhe mjekim të pakujdeshëm nga familja e komunitetit rom është pohuar se lindja e 29 vjeçares ka qënë normale por nëna bashkë me foshnjën e saj është larguar nga marteniteti pa dijeninë e tyre.

“Lindja ka qenë shumë normale, spontane dhe pa asnjë problem komplikacioni. Pas lindjes, e sëmura nuk qëndroi më shumë se 2 orë dhe iku në mënyrë flagrante, mori fëmijën dhe iku. Nuk bëri asnjë këshillim me mjekun.”- tha Karanxha.

gjyshja e femijes rom ne korce


 Ky është rasti i dytë i ndodhur brenda nji muaji në qytetin e Korçës ku mjekët akuzohen për neglizhencë  dhe mjekim të pakujdeshëm nga pacientët. Vetëm disa ditë më parë një gjinekolog u dhunua nga një 32 vjecar për mjekim të pakujdeshëm  për të cilën ai akuzonte mjekun për vdekjen e fetusit 6 muajsh në barkun e nënës. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë