TIRANE- Erion Bino, kreu i Antidrogës në qytetit e Korçës i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë. Ngjarja shokuese e cila tronditi banorët e këtij qyteti, ndodhi mëngjesin e djeshëm në basenës e tij, në lagjen numër 9 në Korçë. Burime zyrtare pranë uniformave blu të këtij qarku thanë se 30 vjeçari Bino e ka vrarë veten me armën e tij të shërbimit.
Ndërsa, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shefi i Antidrogës ka qëlluar mbi veten e tij me armë zjarri tip “Pistoletë” me një plumb në zemër. Menjëherë, Bino u dërgua në Spitalin Rajonal të Korçës, por pak minuta më vonë ndërroi jetë. Ndërkaq, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka ngritur një Grup Hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. Ndërkohë, bëhet me dije se 30 vjeçari Bino mbante postin e Shefit të Antidrogës që prej një viti.
Vetëvrasja
Burimet bëjnë me dije se dje rreth orës 08:10 të mëngjesit, kreu i Antidrogës në qytetin e Korçës, 30 vjeçari Erion Bino ndodhej në shtëpi së bashku me dy prindërit e tij. Mësohet se i riu, djal i vetëm i kësaj familjeje dhe vëlla i tre motrave ndodhej në dhomën e tij të gjumit kur dy prindërit kanë dëgjuar të shtënën e armës. “Ne ishim në kuzhinë. Fillimisht menduam se ishte përplasje e fortë e një dere, por kur u ngritëm dhe shkuam në dhomë e gjetëm djalin tonë të mbuluar nga gjaku”.
Kështu mësohet se janë shprehur të tronditur dy prindërit e 30 vjeçarit. Gjithashtu, bëhet me dije se arma e zjarrit, me të cilën i riu kreu vetëvrasjen iu gjet në dorën e tij të majtë. Ndërkaq, sipër komodinës së 30 vjeçarit iu gjet një filxhan kafeje, si dhe disa cigare të cilat ai i kishte konsumuar. Lidhur me këtë fakt, burimet thanë për “Shqiptarja.com” se familjarët kishin kuptuar se diçka nuk kishte shkuar mirë për djalin e tyre të vetëm, pasi ky i fundit nuk ishte konsumator i duhanit. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, familjarët kanë dërguar të riun me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, i cili pak minuta më vonë ndërroi jetë nga plumbi i marrrë në zemër.
“Përplasja” në spital
30 vjeçai Erion Bino mësohet se ishte në prag fejese, dhe menjëherë sapo e dashura e tij ka marrë vesh për ngjarjen e rëndë, është nisur për në ambientet e Spitalit Rajonal të Korçës. Sipas burimeve, bëhet me dije se e reja në ambientet e brendshme të tij është hasur me Drejtues së Lartë të Policisë së këtij rrethi, teksa ka pasur edhe një “përplasje” me ta. “Ju ma morët”. Këto mësohet se kanë qenë fjalët që e dashura e kreut e Antidrogës në Korçë u ka thënë Drejtuesve të Policisë. Ndërkaq, burimet thanë se në lidhje me këto fjalë nuk dihet ende nëse e reja i ka thënë nga tronditja apo nëse ajo di diçka në lidhje me ngjarjen e rëndë që vendosi t’i japë fund jetës së 30 vjeçarit Bino.
Biseda e fundit me të dashurën
“Zemër nuk jam mirë. Po fle dhe pak, kur të zgjohem flasim”. Këto mësohet të kenë qenë edhe fjalët që 30-vjeçari Erion Bino i ka thënë të dashurës së tij gjatë një bisede në telefon. Ndërkaq, lidhur me këtë fakt, burimet thanë për “Shqiptarja.com” se e reja më tej ka shprehur se i dashuri i saj nuk i kishte dhënë më shumë detaje mbi atë se çfarë ai kishte dashur të bënte.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com