KORÇE - Ka vrarë veten mëngjesin e sotëm efektivi i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë të qytetit të Korçës, i cili është dhe djali i nënprefektit të qytetit të Bilishtit.

Policia e Korçës ka zbardhur detajet për vrasjen e efektivit të policisë së Korçës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë 33-vjeçari Dornjel Milo ka vrarë vetën me armë zjarri pistoletë brenda në makinë në prani të miqve të tij.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që kanë shtyrë 33-vjeçari t’i japë fund jetës.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)