Korçë, vodhën 2.8 milionë euro
5 në pranga, mes tyre 4 bankierë

KORCE- Mashtronin klientët duke i dhënë libreza falso, dhe paratë që qytetarët mendonin se i kishin depozituar në bankë për t’i siguruar, kalonin në xhepat e tyre. 

Hetimet disa mujore zbuluan skemën e mashtrimit përmes të cilës janë grabitur 2.8 milionë euro nga filial i një banke në Bilisht të Korçës.

Pesë persona, mes tyre 4 bankierë të këtij filiali banke dhe një pronar lojrash fati, janë arrestuar mbrëmë në kuadër të operacionin "Bankieri" i nisur më 4 shtator 2013 me arrestimin e drejtorit të filialit në Bilisht të Korçës, Blendi Andrea Topalli.

Policia e Korçës thotë se operacioni i koduar “Bankieri” është realizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Strukturat e Drejtorise se Policisë Qarkut Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korcë dhe Komisariatin e Policisë Devoll.
 
Të ndaluarit janë
1-Lorent Vladimir Ballco ,26 vjec banues ne qytetin e Korces me detyre Bankier personal prane nje filiali banke.
2-Kimet Selim Hoxha ,56 viec banues neCangonj Devoll me detyre arketar prane nje filiali Banke
3-Fjoralba Koco Andrea ,29 vjec banuese ne Korce ,me detyre arketare prane nje filiali Banke.
4-Julian Paskal Kosho, 39 vjec banues ne Korce, me detyre pergjegjes agjensie ne nje filial Banke
5-Ervin Osman Xhaci ,32 vjec banues ne Bilisht , I vetpunesuar ne nje subjekt lojrash fati “Bast Live”

“Ndalimi i tyre u bë për nevoja të procedimit penal nr.1415/1 të vitit 2013 pasi në vende dhe kohë të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përvetësuar duke shpërdoruar detyrën një sasi prej 2.8 milion euro duke konsumuar elementet e veprave penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga nenet 25 , 186/1, 287 dhe 135 te K. Penal.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Korçës.

SKEMA E MASHTRIMIT
Hetimet e nisura me arrestimin e drejtorit të filialit të bankës zbuluan skemën e kësaj megavjedhjeje.   
Fillimisht Topalli u arrestua për akuzën e vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës të 13 milionë lekëve nga llogaria e një klienti banke, të cilat sipas policisë thuhej se i kishte përdorur për blerjen e një pasurie të paluajtshme. Të gjithë punonjësit e filialit të bankës u vunë në hetim dhe u zbulua se me anë të falsifikimit shuma e vjedhur është 2.8 milionë euro. Të arrestuarit e sotëm dyshohet se ishin bashkëpunëtorë me drejtorin për fshehjen e kësaj megavjedhjeje. Ata akuzohen për "Pastrimi i produkteve te vepres penale” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

DREJTORI PARATE LUANTE BIXHOZ
Burime nga policia bëjnë të ditur se Drejtori i bankës Blendi Topalli së bashku me një nga të arrestuarit ishte klient në subjektin e lojrave të fati “Bast Live”.
Policia ka arrestuar dje dhe Ervin Osman Xhaci ,32 vjec banues ne Bilisht , pronar i këtij subjekti.

VODHI LEKET E 60 KLIENTEVE
 Sipas prokurorisë,  menjëherë pas ekzekutimit masës së sigurimit ndaj B.Topallit (në datë 03.09.2013), është zbuluar se ai, në bashkëpunim edhe me punonjës të tjerë të bankës, ka cënuar dhe ka vjedhur lekët nga rreth 60 klientë të tjerë të bankës, në një shumë prej 2 800 000 euro, duke i tërhequr drejtëpërsëdrejti shumat e lekëve nga llogari, ose duke i transferuar në kundërshtim me ligjin, në llogari të personave të tjerë (të njohur të B. Topallit, E. Xhaci, apo personave të tjerë të njohur të personave që merreshin me llotari sportive), informon atsh.
       Më konkretisht shtetasi nën hetim B. Topalli ka bashkëpunuar me punonjësit e bankës K. Hoxha, J. Kosho (punonjës të degës së Bank agjensia Kapshticë, në varësi të degës Bilisht, L. Ballço (punonjës i Bankes dega Bilisht) si dhe me shtetasen F. Andrea (arkëtare e Bankes dega Korçë). 
     Gjithashtu ky shtetas për të realizuar këtë vjedhje me përmasa të mëdha, ka bashkëpunuar edhe me shtetasin E. Xhaçi, (shok I B. Topallit), i cili është personi i vetëm me të cilin B. Topalli, kishte kontakt për vendosjen e basteve sportive, i cili përveçse përfitues vetë drejtpërsëdrejti, i ka sërvirur shtetasit B. Topalli, emrat “e përfituesve”, të tjerë, të cilët i kanë tërhequr shumat e lekëve, eurove apo dollarëve për llogari të E.Xhaçi, apo miqëve dhe të njohurve të tij. Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasi E. Xhaçi, është shok me shtetasen F. Andrea.
        Më konkretisht si rezultat i ndihmës së shtetasve L. Ballço, K. Hoxha J. Kosho dhe F. Andrea, B. Topalli ka mundur të kryejë më shumë se 100 transferta dhe tërheqje të paligjshme duke vjedhur një shumë prej rreth 2 800 000 euro. Kështu nga hetimi ka rezultuar se klientët nuk kanë qënë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në momentin e transfertave ose tërheqjeve. Personat e debituar nuk kanë pasur asnjë lidhje me personat “Përfitues”, këta të fundit ose janë miq të B. Topallit, ose miq të E. Xhaçit. Të gjitha transkasionet e kryera kanë qënë fiktivë dhe thjesht për të mundësuar tërheqjen e shumës së lekëve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë