VOSKOPOJË - Edhe këtë vit fshati piktoresk ka përzgjedhur 24 qershorin, që përkon njëkohësisht edhe me festën e Shën Prodhonit, e njohur si një nga festat më antike të besimit ortodoks.
 
Qindra vizitorë nga Korça dhe rrethinat përreth janë bërë pjesë e festës ku nëpërmjet një panairi janë promovuar edhe vlerat Voskopojare.
 
Fillimisht turistët kanë kryer ritet e ndryshme fetare në Manastirin e Shën Prodhonit  dhe mandej janë argëtuar në natyrë me familjarët e tyre.
 
Festa ka vijuar gjatë në Voskopojë me argëtime të ndryshme ku nuk kanë munguar edhe produktet artizanale dhe ato historike kulturore
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)