Korçë, zjarr në kufi të parkut
flakët rrezikojnë Bozdovecin

Korçë, zjarr në kufi të parkut<br />flakët rrezikojnë Bozdovecin
KORÇË - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë qysh mbrëmjen e djeshme vargamalin e Moravës në Hoçisht të Devollit. Rënia e zjarrit është konfirmuar edhe nga drejtoria e Shërbimit Pyjor në Korçë dhe Bilisht.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Pyjore Bilisht zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimë 'fier', ndërsa ka rrezikuar edhe pyllin e ahut. Por situata ka marrë të tjera përmasa në orët e mesditës, pasi era ka ndihmuar përhapjen e flakëve, të cilat i janë afruar edhe parkut kombëtar të Bozdovecit.

Ky fakt është pohuar edhe nga vetë prefekti i Korçës, Ardit Konomi. Konomi është shprehur se parku rrezikohet seriozisht nga flakët, ndërsa zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor.

Në terren gjithashtu kanë dalë edhe forcat e ushtrisë, të cilat janë duke punuar bashkë me punonjësit e dr pyjore për neutralizimin e flakëve. Zanafilla e këtij zjarri masiv ka qenë në komunën Hoçisht të Devollit, ku siç kanë pohuar edhe drejtues të shërbimit pyjor zjarri ka qenë i qëllimshëm nga banorët e zonës për djegien e barishteve, një proces që ata e kryejnë çdo vit, por duket se këtë vit pasojat mund të jenë tepër të rënda për shkak të përhapjes së flakëve.

Deri më tani mendohet të jenë djegur mbi 10 hektarë pyje në vargmalin e Moravës, ndërsa një përfshirje masive nga flakët për parkun e Bozdovecit do të ishte katastrofike, duke menduar që këtu vitin e kaluar u dogjën me qindra hektarë pyje dhe u desh përdorimi i helikopterëve për shuarjen e flakëve.

Redaksia Online
(lx/ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës