KORÇE - Flakët e zjarrit përfshijnë TEC-in në qytetin e Korçës. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar, me synim rrëzimin e pjesëve të mbetura të TEC-it dhe mbledhjen e hekurave për skrap.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat kanë arritur të lokalizojnë flakët.
Ndërkohë burimet zyrtare nga policia, që gjithashtu ka shkuar në vendngjarje, bëjnë të ditur se nuk ka të lënduar, pasi zjarri është vënë në ambientet e mbyllura të TEC-it ndaj edhe pista kryesore e policisë mbetet ajo e zjarrvënies me qellim.
Gjithsesi hetimet vazhdojnë ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(sç/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com