Situata nga zjarri i rënë në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojës është aktualisht nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave.

Terreni i prekur përbëhet kryesisht nga shkurre dhe pisha të rralla. Në terren janë angazhuar efektivë të ndarë në dy grupe pune, të cilët po ndërhyjnë njëkohësisht në të dyja vatrat e zjarrit.

Paralelisht po krijohet një perimetër izolues për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Forcat e angazhuara do të vijojnë punën deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.