Koreja e Jugut përshëndeti marrëveshjen që zëvendëson një dokument të vitit 1974 duke theksuar se kjo do të shërbejë si bazë për përmirësimin e menaxhimit të përdorimit dhe do të lehtësojë eksportet koreano-jugore.
Seuli dhe Uashingtoni negociojnë që prej më shumë se katër vitesh në përpjekje për të rishikuar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1974, mbi përdorimin e energjisë bërthamore civile, gjithashtu e njohur nën emrim "marrëveshja 123".
Pika kryesore e bllokimit të kësaj marrëveshjeje ishte dëshira e Seulit për të zhvilluar kapacitetet e saj përsa i përket pasurimit të uraniumit dhe trajtimit të lëndës djegëse.
Koreja e Jugut theksoi se kapacitetet e grumbullimit të lëndës djegëse të përdorur do të arrinin limitet në vitin 2016./