KORE E VERIUT - Zbulohet parrulla propaganduese më e madhe në botë. Bëhet fjalë për një slogan, i cili ka në qendër liderin e ri koreanoverior Kim Jong, ndërtuar në një kodër në veri të shtetit komunist.

Slogani, i cili ngre lart virtytet e liderit komunist, përbëhet nga shkronja prej 20 metrash lartësi dhe me gjatësi prej 550 metrash.

“Jetë të gjatë gjeneralit Kim Jong-un, diellit të gjallë që rrezaton mbi Kore”, shkruhet në parrullë, e cila është fotografuar nga një satelit amerikan, ndërsa më parë asgjë nuk dihej për të.

Kim Jong-un trashëgoi pushtetin në Korenë e Veriut, pas babai i tij, Kim Jong-il ndërroi jetë në dhjetor 2011.
Rreth 24 milionë banorë është popullsia e Koresë së Veriut, ndërsa sipërfaqja është e ngjashme me të Greqisë, 120.540 km². Pavarësisht standardeve të ulëta të jetesës, Korea shquhet për ushtrinë e saj e cila vlerësohet si e katërta më e fuqishmja pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës.

parrulla gjigande kore

parrulla enver hoxha shqiperi

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)