SEUL - Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar nga Agjencia e Antikorrupsionit (CIO) në Seul me akuzën e tradhtisë pas përpjekjes për grusht shteti 3 dhjetorin e kaluar.
Ky është rasti i parë në historinë e Koresë së Jugut që një president në detyrë, - edhe pse i pezulluar, nga të gjitha detyrat presidenciale pasi u shkarkua nga Parlamenti për shkak se vendosi përkohësisht ligjin ushtarak në vend - përfundon në pranga.
Ai përballet me akuzat për kryengritje dhe shpërdorim pushteti. Gjatë marrjes në pyetje ai ka refuzuar të dëshmojë dhe ndërsa është larguar nga pallati presidencial,u publikua një video treminutëshe ku Yoon deklaroi:
“Shteti i së drejtës në Korenë e Jugut ka rënë plotësisht. Kam vendosur të respektoj procedurat e paligjshme vetëm për të shmangur incidente të pakëndshme dhe gjakderdhje, por nuk e njoh hetimin aktual.”
Yoon, 64 vjeç, i cili më parë ka shërbyer dhe si Prokuror i Përgjithshëm, u pezullua nga detyra e presidentit më 14 dhjetor për shpalljen e gjendjes ushtarake, një masë që zgjati vetëm gjashtë orë, por futi Korenë e Jugut në kaos dhe më vonë u revokua nga parlamenti.
Arrestimi
Policia kishte diskoluar 3000 oficerë dhe përdori forcën për të shtyrë turmën përpara pallatit presidencial, për të hequr barrikadat që ditët e fundit e kishin shndërruar rezidencën presidenciale në një lloj bunkeri, të vendosur me tela me gjemba në mure.
3 orë kërkime në rezidencë
Hetuesit e Koresë së Jugut dhe oficerët e zbatimit të ligjit hynë në kompleksin presidencial rreth orës 7:30 të mëngjesit (me orën lokale) përmes barrikadave dhe kryen një kontroll gati tre orësh përpara se të arrestonin përfundimisht në orën 10:33 (02:33 me orën në Shqipëri)
Presidenti në paraburgim
Presidenti i pezulluar u dërgua në zyrat e CIO për një seancë marrje në pyetje dhe do të qëndrojë në izolim në një qendër paraburgimi në Seul.Byroja e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë dhe Agjencia Kombëtare e Policisë nisi një hetim të përbashkët ndaj Yoon, i cili akuzohet për tradhti, duke marrë një urdhër arresti të dytë kundër tij javën e kaluar, pasi kishte tentuar pa sukses të kryente të parin më 3 janar. Bastisja në pallatin presidencial erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut filloi shqyrtimin e çështjes së fajësimit të Yoon mbi përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak.
Beteja në Gjykatën Kushtetuese
Presidentt Yoon ishte pezulluar nga të gjitha detyrat presidenciale pasi u shkarkua nga Parlamenti në 14 dhjetor dhe është Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut që vendosë për shkarkimin apo kthimin në detyrë të Yoonit. Kjo e fundit ka nisur shqyrtimin e vendimit për shkarkimin e tij dhe ka afat deri në mesin e qershorit për ta konfirmuar ose anuluar këtë vendim.
Arrestimi erdhi pasi Yoon nuk u paraqit në seancën e gjykatës, duke rritur tensionet dhe rrezikun për një konflikt të mundshëm. Ky zhvillim tronditës është një moment historik për Korenë e Jugut, një demokraci që po përballet me sfida të mëdha në ruajtjen e stabilitetit të saj politik dhe juridik.
Partia Demokratike e Koresë së Jugut, opozita kryesore, e përshëndeti arrestimin si “hapin e parë drejt rikthimit të rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës.” Ndërkohë, për muaj me radhë, vendi ka qenë dëshmitar i protestave masive të opozitës që kërkonin arrestimin dhe dorëheqjen e Yoon.
Foto: Policia duke hyrë në rezidencën e presidentit të Koresë së Jugut, 15 janar 2025
SEUL- Si një ish-prokuror që udhëhoqi Partinë Konservatore të Fuqisë Popullore (PPP) drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2022, Yoon Suk Yeol mund të përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për kryengritje.
Ai kishte tentuar ta shmangte arrestimin për javë të tëra duke qëndruar në rezidencën e tij, i mbrojtur nga anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) që i kishin qëndruar besnikë.
Rojet e tij kishin vendosur tela me gjemba dhe barrikada në rezidencë, duke e kthyer objektin në atë që opozita e quajti “kështjellë”.
Yoon, i cili kishte premtuar të “luftonte deri në fund”, arriti të shmangte përpjekjen e parë për arrestimin e tij më 3 janar, pas një përballjeje të tensionuar disa orëshe midis rojeve dhe hetuesve anti-korrupsion që punonin me policinë.
Në një postim të mëvonshëm në Facebook, që Yoon tha se e kishte shkruar ndërsa ishte i ngujuar në rezidencën e tij, ai përsëriti pretendimet për mashtrim zgjedhor dhe foli për kombe “armiqësore” që po sulmonin vendin, duke iu referuar Koresë së Veriut.
Gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP kanë raportuar për përleshje të vogla te porta e rezidencës, ku mbështetësit më të flaktë të Yoon ishin vendosur për ta mbrojtur atë, ndërsa autoritetet nisën operacionin për arrestim.
Mbështetësit e tij dëgjoheshin duke brohoritur “urdhër arresti i paligjshëm!” ndërsa në duar mbanin flamuj të Koresë së Jugut dhe SHBA-së. Disa prej tyre qëndronin të shtrirë në tokë para portës kryesore të kompleksit rezidencial,shkruan REL.
Policia dislokoi 3000 oficerë dhe përdori forcën për të shtyrë turmën përpara pallatit presidencial, për të hequr barrikadat që ditët e fundit e kishin shndërruar rezidencën presidenciale në një lloj bunkeri, të vendosur me tela me gjemba në mure.
Hetuesit e Koresë së Jugut dhe oficerët e zbatimit të ligjit hynë në kompleksin presidencial rreth orës 7:30 të mëngjesit (me orën lokale) përmes barrikadave dhe kryen një kontroll gati tre orësh përpara se të arrestonin përfundimisht në orën 10:33 (02:33 me orën në Shqipëri)
e kujt i plasi?
PërgjigjuKete lajm ka me mar rrogen gazetaret eshte puna vet