Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu

Dinamo 6-1 Erzeni

Kupa e Shqipërisë vijon ditën e dytë të ndeshjeve për fazën e 1/8. Mesditën e së mërkurës një biletë për në fazën çerekfinale e kanë marrë edhe Egnatia, Skënderbeu e Dinamo. Të martë Laçi dhe Bylis ishin skuadrat e para të kualifikuara. Sot në 17:00 luhen edhe tre ndeshjet e mbetura.

Në stadiumin e Rrogozhinës vendasit e Egnatias fituan 4-0 kundër Kastriotit. Aliyev, Ndreca (11m), Leo Melo dhe Doukouo shënuan për vendasit. Kualifikohet më tej edhe Skënderbeu që fitoi 1-0 kundër Vorës. Ndeshja u vendos nga goli i Rabiu në minutën e 71. Për t'u theksuar se takimi nuk u zhvillua në Korçë, por në stadiumin e Bilishtit për shkak të reshjeve të borës që e bënë të pamundur duelin në stadiumin "Skënderbeu".

Në "Elbasan Arena" Dinamo nuk u kursye dhe mposhti 6-1 Erzenin. Itodo me tripletë, Dejvi Bregu, Nani dhe Lorenco Vila shënuan për të besuarit e Ilir Dajës.

Shënim: Ndeshjet janë me një takim dhe në rast barazimi në kohën e rregull skuadrat i drejtohen 30 minutave shtesë dhe në rast nevoje edhe penalltive.

Kupa e Shqipërisë – Faza 1/8

E martë, 14 janar 2025
Laçi 3-1 Kukësi                             13:00
*Tirana 1-2 Bylis (Vorë)                13:00

E mërkurë, 15 janar 2025
Skënderbeu 1-0 Vora                   13:00 (Stadiumi i Bilishtit)

Egnatia 4-0 Kastrioti                     13:00
Dinamo City 6-1 Erzeni                13:30
Teuta - AF Elbasani                      17:00
Vllaznia - Besa                              17:00
Partizani - Apolonia                       17:00

*ndeshja zgjati 120 minuta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion

1736944852_1733585845thomasbrdaric.jpg
SHKODËR - Vllaznia dhe Besa luajnë sot në orën 17:00 për turin e 1/8 në Kupën e Shqipërisë. Shkodranët luajnë në shtëpi dhe kërkojnë një biletë për në çerekfinale, ndërsa para medieve trajneri Thomas Brdaric tha se i vlerëson kundërshtarët paçka se janë në Kategorinë e Parë. Sipas tij mund të ketë rotacion në ekip.

"E kemi marrë këtë ndeshje shumë seriozisht, sepse e vlerësojmë maksimalisht Besën dhe nuk ka asnjë shenjë nënlverësimi. Do të jetë një përballje të cilën duhet të hyjmë në fushë për ta fituar dhe për të qëndruar brenda objektivave tona.

Mund të kemi edhe ndonjë rotacion në fushë të lojtarëve, por pa prishur ballancat e skuadrës, sepse duam të vijojmë të ecim përpara dhe duhet të bëjmë shumë kujdes. Është një ndeshje e vetme dhe duhet ta fitojmë me çdo kusht për të ecur më tej edhe në Kupë”, tha kroato-gjermani.

Ora 12:59
Kupa, Veselinoviç i Partizanit: Kam 14 lojtarë, do plotësohemi nga akademia

1734692268_aleksandarveselinovic.jpg
TIRANË - Këtë të mërkurë në orën 17:00 Partizani dhe Apolonia do përballen në 1/8 e Kupës së Shqipërisë, me ndeshjen që është me një takim.

Trajneri i të kuqve, Aleksandar Veselinoviç ka dalë në konferencë për shtyp duke theksuar se ka 14 lojtarë për protokollin e ndeshjes dhe se grupi do të plotësohet me lojtarë që do të vijnë nga akademia.

“Në këtë moment jemi duke u përgatitur për ndeshjen e Kupës ndaj Apolonisë. Merkato mbetet e hapur deri në fund të muajit janar. Historia dhe tradita e klubit Partizani ka treguar që di të reagojë dhe unë besoj që deri në mbyllje të merkatos së janarit ne do të reagojmë. Na mbetet vetëm të përqendrohemi për ndeshjen që do kemi në Kupë.

Shorti i Kupës së Shqipërisë ju ka rezervuar Apoloninë, si e keni përgatitur këtë sfidë?

Do shohim gjendjen e lojtarëve, të cilët kanë patur dëmtime. E sigurtë është mungesa e Domgjonit, Bintsouka po ashtu është i sëmurë. Kemi 14 lojtarë për protokollin e ndeshjes, do të plotësojmë grupin me lojtarë të afruar nga akademia. Përgatitemi për të luajtur ndaj një kundërshtari serioz siç është Apolonia.

Sa presion ka në punën tuaj duke ditur edhe deklaratat e ditëve të fundit?

Së pari dua të them presioni është që ju vetë krijoni. Presion kam patur çdo ditë, por është një vetpresion. Nuk besoj se ka njeri më shumë se unë që do ta fitoj titullin me Partizanin, por ka hapa që do të ndërmerren. Dëshira është një gjë por e kam shprehur edhe më parë që duhet të merret hap pas hapi. Më duket paska arrogante për të folur pë pjesën e titullit pasi nesër kemi ndeshje. Përsa i përket pyetjes që janë larguar disa prej lojtarëve kryesor kjo tashmë është fakt pasi Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Mba nuk janë më. Pa harruar edhe Koten që për të paktën një muaj nuk do ta kemi në dispozicion.

Unë jam nga ata persona që dua që çdokush t'i qëndrojë përgjegjësisë së pozicionit të vet. Në çdo organizatë qëndrojnë njerëz të cilët janë përgjejgjës për pozicionet e veta dhe më duket jo korrekte që të futem në pjesën e dikujt tjetër. Nuk jam person që merrem me pjesën menaxheriale që të flas me futbollistët. Jam një trajner që merrem vetëm me pjesën e fushës, me metodikën, planifikimin dhe programimin e proçesit stërvitor, selektimin e lojtarëve. Do kisha dashur shumë që të më konsideroni si një njeri serioz që po bën 55 vjeç dhe ka mendimet dhe qëndrimet e veta. Vetëm mundohem që të jem korrekt ndaj të gjithëve”, tha trajneri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat

Falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat