Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

"Rodong Sinmun",Testi raketor i Koresë së Veriut më 18 janar 2022

Disa ditë më parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua se do të forconte arsenalin e tij bërthamor, madje kërcënoi se dhe mund t’i përdorë ato kundër rivalëve. Ditën e sotme zyrtarët e Koresë së Veriut thanë se kanë lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë.

Ky është rundi i 14-të i lëshimeve të raketave gjatë këtij viti në Korenë e Veriut dhe po ashtu vjen gjashtë ditë pasi presidenti i ri i Koresë së Jugut të marrë mandatin pesëvjeçar.

Nëpërmjet një deklarate në media, ushtria jugkoreane tha se raketa u lëshua nga rajoni i kryeqytetit të Veriut dhe fluturoi për në ujërat e bregdetit lindor. Në deklaratë u tha se ushtria jugkoreane po monitoron për armë të reja që Koreja e Veriut mund të testojë.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se Koreja e Veriut ka të ngjarë që ka lëshuar një raketë balistike, por nuk dha më shumë detaje. Rojet bregdetare japoneze u bënë thirrje anijeve që lundrojnë jashtë brigjeve japoneze që të kenë kujdes.

Vëzhguesit thanë se ritmi i shpejt i testimeve të armëve nga Koreja e Veriut tregon se ky shtet ka bërë përparim në programet e raketave dhe po bën presion ndaj Uashingtonit, për shkak të bllokimit të negociatave. Sipas tyre, Kim dëshiron që të përdorë arsenalin e tij bërthamor për të fituar njohjen ndërkombëtare të Koresë së Veriut si shtet bërthamor, pasi ai beson se një gjë e tillë mund të shtyjë Shtetet e Bashkuara që të lehtësojë sanksionet ekonomike që ka vendosur ndaj Phenjanit.

Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, që mund të ketë aftësi të arrijë në tokën amerikane.

Javën e kaluar, Kim Jong Un, shfaqi raketat e tij më të fuqishme bërthamore gjatë një parade ushtarake të mbajtur në Phenjan. Gjatë fjalimit në këtë paradë, ai tha se do ta zhvillonte arsenalin e tij bërthamor “në ritmin më të shpejtë të mundshëm”, duke kërcënuar se Koreja e Veriut mund të përdorë armë bërthamore nëse kërcënohen interesat e saj kombëtare.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë