Koreografi Daniel Cardoso,
balet me “gjuhën” e trupit

Koreografi Daniel Cardoso,<br />balet me “gjuhën” e trupit
TIRANE- Kurrë më parë njeriu nuk është ndjerë kaq i vetmuar… Ende pa nisur shfaqja në skenë shihet një tavolinë, një nga objektet më të rëndësishme të njeriut në shoqërinë e sotme. Një objekt mbi të cilin merren vendime të rëndësishme, vend i konfrontimit të ideologjive, objekt që na nxit të shprehim vetveten lirisht, pa asnjë shqetësim apo paragjykim, në dukje burim informacioni, lirie dhe force. Dhe hyjnë në skenë balerinët që kërcejnë në hapësirat e kufizuara nga një mur voluminoz dhe i bardhë.

Kështu është konceptuar koreografia e portugezit Daniel Cardoso. Mesazhet e mësipërme të skenës që kanë si temë efektin e teknologjisë tek njeriu, Cardoso i ka shndërruar në 50 minuta balet, duke i sjellë repertorit të TKOB dhe publikut shqiptar një koreografi abstrakte. Dy pjesët e baletit që titullohen “Impakt” dhe “Table” janë përzgjedhur për t’u ngjitur premierë tri ditë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, në datat 7, 8 dhe 11 Nëntor. Edhe vetë balerinët dje në një konferencë për shtyp kanë pohuar vështirësitë e kësaj gjinie, vështirësi që siç shprehet njëri prej tyre “ia vlen t’i kapërcesh për mësimin e teknikave më të reja të kërcimit në frymën e baletit modern”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje