Koreografi: Michael Jackson
abuzoi me mua për 7 vjet

Koreografi: Michael Jackson <br />abuzoi me mua për 7 vjet
NEW YORK - E ka rrëfyer për 'Today Show' në rrjetin televiziv Nbc: "Michael Jackson ishte një pedofil, që ka abuzuar seksualisht me mua për shtatë vjet, nga mosha 7-14 vjeç", ka thënë Wade Robson, ish-balerini që bënte pjesë në një seri show të Jacko, sot koreograf. Në të kaluarën, ai ka dëshmuar në mbrojtje të pop-starit në gjyqet, ku ai akuzohej për pedofili. Por sot ka zbuluar: "Jackson ka kryer akte seksuale mbi mua dhe më ka shtrënguar të bëja të njëjtën gjë me të".

Në 2005 Robson - i cili vallëzoi në videon e Jackson 'Jam', 'Black or White', 'Heal the World' - ishte një nga dëshmitarët kyç në mbrojtje të këngëtarit, i cili ishte në proces gjyqësor për pedofili, kur ai u akuzua se kishte sulmuar një djalë të sëmurë me kancer, 13 vjeç. Koreografi deklaroi pa mëdyshje, se ai nuk kishte qenë ngacmuar kurrë. Tetë vjet pas procesit dhe katër vjet pas vdekjes së yllit, ish-balerini shpjegoi se pse ai e ndryshoi versionin e ngjarjeve:

"Ky nuk është një rast i kujtimeve të ndrydhura, nuk kam harruar kurrë për asnjë moment atë që më bëri Michael, por më parë isha plotësisht i paaftë psikologjikisht dhe emocionalisht për të kuptuar se bëhej fjalë për ngacmim seksual. Tani, duke pasur edhe vetë një fëmijë 2 vjeç, jam bërë i vetëdijshëm. Avokatët e Jackson kanë reaguar me zemërim, duke e gjykuar deklaratën "skandaloze” dhe “patetike."

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)