NYON - Më 11 tetor kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 0-1 në Serbi kundër ekipit vendas. Humbja në fushë nuk është e vetmja për Serbinë, pasi Federata e Futbollit në këtë vend bën me dije se ekipi i tyre është dënuar me 87.500 franga zvicerane gjobë dhe reduktim të 25 përqind të kapacitetit për ndeshjen e radhës në shtëpi.
Gjithçka vjen pasi në stadiumin e Leskovacit, në ndeshjen kundër Shqipërisë, serbët kanë ofenduar shqiptarët në kor, kanë shpalosur simbole të papërshtatshme dhe kanë fërshëllyer himnin tonë. Për këtë, në ndeshjen e radhës në Serbi, kundër Letonisë në Leskovac ekipi serb do luajë me reduktim të 25 përqind të kapacitetit të stadiumit, veç gjobës së majme.
Gjithashtu, Federata Serbe bën me dije se as për ndeshjen kundër Anglisë në 'Wembley' nuk do shesë bileta të organizuara për tifozët e saj, duke parë numrin e madhe të gjobave pas trazirave të tifozëve.
Më 13 nëntor Serbia luan kundër Anglisë në udhëtim, ndërsa më 16 nëntor pret Letoninë në Leskovac. Duket se klima në Serbi nuk është e qetë dhe Shqipëria duhet të përfitojë për të mbajtur vendin e dytë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, për të marrë një biletë për në fazën play-off.
Reagimi i Federatës Serbe të Futbollit:
Komiteti Disiplinor i FIFA -s ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 11 tetor 2025.
Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme të tifozëve gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese të një pjese të publikut gjatë ndeshjes, si dhe masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave (kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të ekipit kombëtar serb A në kuadër të garës së FIFA-s, kundër Letonisë në Leskovac.
Duke marrë parasysh përvojat e mëparshme dhe milionat e gjobave të paguara jo vetëm kur ndeshjet luhen në Serbi, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për sektorin jashtë fushe në stadiumin Ëembley, as nuk do të marrë përgjegjësi për sjelljen e tifozëve në ndeshjen e ardhshme me ekipin kombëtar të Anglisë.
Komente





