Koret raciste ndaj shqiptarëve të Shkëndijës, Vardari nën hetim

Koret raciste ndaj shqiptarëve të Shkëndijës, Vardari nën hetim

Tifozeria e Vardarit të Shkupit

Pas koreve raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e djeshme Vardar Skopje- Shkëndija e Tetovës, ekipi maqedonas do i nënshtrohet hetimit nga Federata Maqedonase e Futbollit. Çështja pritet të shqyrtohet të martën nga Federata pasi të dorëzohet raporti nga Komisioni i Garave. Ndeshja e djeshme në ''Filipi i ll'' do të përfundonte 0-0 por do të shoqërohej nga tensione të herëpashershme, kryesisht thirrjet raciste të tifozëve maqedonas ndaj lojtarëve shqiptarë të Shkëndijes.

Në minutën e 9-të prej thirrjeve raciste do të ndërpritej derbi i Maqedonisë së Veriut, për të rifilluar në fund të ndeshjes. Shkëndija e Tetovës mban kryesimin e tabelës në kampionat me 63 pikë, 12 më shumë se Vardari i Shkupit i cli pozicionohet në vendin e dytë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat