La Liga ka njoftuar sot 20 klubet e futbollit se dy javët e ardhshme të gjithë ndeshjet e programuara të kampionatit do të luhen me dyer të mbyllura. Shkak ashtu si në disa vende të tjera të Europës është bërë frika për përhapjen e koronavirusit.
Jo vetëm kampionati elitar spanjoll, por edhe në Portugali është njoftuar për të njëjtën situatë. Ndeshjet e kampionatit do të vijojnë, por do të jenë pa tifozë në shkallët e stadiumit. Kujtojmë se në Europë ajo që i mori e para këto masa ishte Italia, por së fundmi Seria A është ndërprerë për shkak se ky vend është shpallur totalisht zonë e kuqe.
Ndërkohë në diskutim serioz janë vënë edhe Lojrat Olimpike që do të zhvillohen në Tokio. Për momentin nuk ka ende një vendim, por kjo pritet të ndodhë në javët e ardhshme.