Koronavirus tremb shkelësit e ligjit, ulen rastet e kriminalitetit në kryeqytet

Situata e emergjencës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit ka ulur ndjeshëm rastet e kriminalitetit në Tiranë. Në një javë, në kryeqytet janë arrestuar vetëm shtatë persona, që do të thotë një në ditë. Kryesisht veprat penale të të arrestuarve janë 'dhunë në familje', 'armbajtje pa leje', 'kundërshtim të forcave të rendit' dhe 'trafik të lëndëve narkotike'.

Prokuroria e Tiranës ka vënë në dispozicion adresën '[email protected]' për qyteratë të cilët duan të konfirmojnë denoncimet dhe kërkojnë veprime të ngutshme. Në këto dië prokuroria ka qenë e hapur, por me staf të reduktuar, duke proçesuar vetëm me ato çështje të cilat kanë afat.

Sakaq në ambientet e brendshme të prokurorisë janë marrë masat mbrojtëse për dizinfektimin. Për më shumë vetë drejtuesja e këtij institucioni qëndron e veshur me maska dhe doreza. Duke përfituar nga rasti prokuroria u ka bërë edhe një apel qytetarëve: 'Respektoni me rigorizitet masat e vendosura nga institucionet'.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Lufta' ndaj COVID-19/ A është momenti i duhur që të lirohen masat e karantinës?

Komento