Koronavirusi/ U grumbulluan si për ditë festash duke mos respektuar masat e sigurisë, Rama-qytetarëve: Jam gati t'ju ulem në gjunjë, ju lutem MOS!

Koronavirusi/ U grumbulluan si për ditë festash duke mos respektuar masat e sigurisë, Rama-qytetarëve: Jam gati t'ju ulem në gjunjë, ju lutem MOS!

Të grumbulluar si për ditë festash, por edhe duke thyer rregullat e vendosura nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, rreth 165 persona janë gjobitur ditën e sotme me 10 mijë lekë gjobë nga qeveria.

Referuar këtyre statistikave shqetësuese ka reaguar kryeministri Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu ka kërkuar edhe njëherë tjetër me përulje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura në këtë situatë të emergjencës shëndetësore për të mos vënë në rrezik familjarët dhe miqtë e tyre.

“O NJERËZ O XHAN! PO AMAN MORE SI DONI T’JUA THEM JUVE QË AKOMA DILNI NËPËR LAGJE PËR AJROSJE, QË DO MERRNI NË QAFË FAMILJEN, MIQTË, KALIMTARË QË NUK JU KANË ASNJË BORXH?!

JAM GATI T’JU ULEM NË GJUNJ DHE T’JU LUTEM MOS!!!”, shkruan kryeministri duke iu bërë atyre thirrje të mos hedhin dëm sakrificat, sikurse shprehet ai, të një populli të tërë.

“MOOOOS SE PO HIDHNI NË PLEHRA SAKRIFICAT E NJË POPULLI TË TËRË!!!... MOOOS SE PO BËNI MISH PËR TOP FAMILJEN TUAJ DHE DHJETRA NJERËZ TË PAFAJSHËM, DUKE U SJELLË SI TEK DERA E AUTOBUZIT APO STADIUMIT!!!”, vijon më tej Rama teksa sjell në kujtesë se se çfarë po ndodh në Italinë fqinje për shkak të COVID-19.

Qeveria vendosi këtë të mërkurë që të ndalohej lëvizja e qytetarëve në rrugë apo hapsira publike pas orës 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, pavarësisht masave, policia bën me dije se rreth 165 kalimtarë janë gjobitur me 10 mijë lekë gjobë ditën e sotme, pasi nuk kishin respektuar rregullat për lëvizjen të vëna në dispozicion.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

 “O NJERËZ O XHAN! PO AMAN MORE SI DONI T’JUA THEM JUVE QË AKOMA DILNI NËPËR LAGJE PËR AJROSJE, QË DO MERRNI NË QAFË FAMILJEN, MIQTË, KALIMTARË QË NUK JU KANË ASNJË BORXH?!

JAM GATI T’JU ULEM NË GJUNJ DHE T’JU LUTEM MOS!!!

MOOOS!!!

MOOOOS SE PO HIDHNI NË PLEHRA SAKRIFICAT E NJË POPULLI TË TËRË!!! MOOOOOS!!!

PO JU O MOTRA E VËLLEZËR SI DONI T’JU LUTEM QË TË MOS BËHENI GARUMBULL KUR SHKONI PËR TË BLERË, PO TË MBANI RADHË NË DISTANCË DHE DURONI SA T’JU VIJË RADHA?!

JAM GATI T’JU SHTRIHEM PARA SYVE E T’JU LUTEM MOS!!!

MOOOS!!!

MOOOS SE PO BËNI MISH PËR TOP FAMILJEN TUAJ DHE DHJETRA NJERËZ TË PAFAJSHËM, DUKE U SJELLË SI TEK DERA E AUTOBUZIT APO STADIUMIT!!!

MOOOOOS!!!

SHIKOJENI ÇFARË PO HEQ ITALIA KU PO MBETEN TË VDEKURIT PA VARR E PO IKIN ME KAMIONA USHTRIE RRUGËVE DHE LEXOJENI ÇFARË SHKRUAN KY POSTIM, KU EDHE KJO FOTO KU S’KA NJERËZ GARUMBULL E AS ECJE PËR DORE, QUHET NJË SKANDAL.

KËTA BËJNË VRAP MES BOMBAVE TË PADUKSHME DHE PASTAJ U THËRRET VDEKJA NJERËZIT E SHTËPISË, E S’U GJEJNË DOT MË JO KREVAT NË SPITAL, PO AS NJË COPË VARR

#MOOOOS!!!!

#DUROOOONIIIIIIIII”, shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lake: 20/03/2020 09:26

    Ore KY derr mileti vec me dru merr vesh ia bente mire Enveri beje ore si kina futi nga 1 koqe plumbi ose furi nga 15 vjet Brenda PA te drejte amistie qe te dhjesin rehat NE oturak nja 15 vjet j keputi dhe nja 5 vjet bonus dhe e shikon si behen lepuj nga frika

    Përgjigju
  • hasani: 20/03/2020 08:48

    O hipokrit o injorant mos te frymezoi Flamur Noka qe te shkruash kete koment

    Përgjigju
  • hipokrit: 20/03/2020 06:09

    Sa i dashur me populin: ju (dhe paraardhesit e juaj!) keni shkaterruar te gjith sistemin shendetesor, dhe tani ju qan per shendetin e populit!

    Përgjigju
    • bislim: 20/03/2020 09:12

      Idiot hipokrit...po Gjermania, Franca, Italia, Amerika, Koreja e Jugut e kishin t; shkat;rruar sistemin shendetsor

    • Nona nonave: 20/03/2020 09:09

      O hipokar... rri ne shpi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat