2 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 100 raste të reja infeksioni. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur betejën me COVID19 1 qytetar nga Tirana dhe 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç.
Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës, 6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar në vend ka shkuar në 131,185, ku raste aktive janë 18,617. Fatkeqësisht, 2,396 persona kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë edhe njëherë apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat anti-COVID si dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Statistika (01 Maj 2021)
Raste të reja ditore 100
Të shëruar në 24 orë 834
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2962
Testime totale 638,671
Raste pozitive 131,185
Raste të shëruara 110,172
Raste Aktive 18,617
Humbje jete 2,396
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15317
Fier 1150
Durrës 272
Shkodër 480
Korçë 349
Gjirokastër 265
Vlorë 256
Elbasan 134
Kukës 117
Dibër 103
Berat 97
Lezhë 78