Koronavirusi/ 376 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar! 5,165 raste aktive me COVID

Koronavirusi/ 376 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar! 5,165 raste aktive me COVID

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 376 raste të reja me koronavirus nga 3,275 testime të kryera. Fatkeqësisht, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Fieri 31 vjeç, një qyetetar nga Tirana 69 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 74 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 74-91 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 12 prej të cileve në gjendje të rënduar.

Sakaq në të gjithë vendin janë 5,165 raste aktive me COVID ndërsa 383 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë.

Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të numrit të infektimeve, pasi dje u regjistruan 120 raste të reja me COVID. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 174 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, 12 Elbasan, 11 në Vlorë, Sarandë, 10 në Shkodër, 8 në Berat, Gramsh, 7 në Vorë, Kavajë, Tepelenë, 6 në Lezhë, Divjakë, 5 në Mallakastër, 4 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Patos, Pogradec, Skrapar, Cërrik, 3 në Tropojë, Korçë, Dimal, Kuçovë, 2 në Gjirokastër, Devoll, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malesi e Madhe, Kukës, Has, Shijak, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Statistika (21 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          376
Të shëruar në 24 orë       383
Të shtruar në spitale       117
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 3,275

Testime totale              1,444,522
Raste pozitive                206,273
Raste të shëruara          197,930
Raste Aktive                      5,165
Humbje jete                      3,178

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2,475
Fier                 566
Shkodër          359
Durrës             340
Gjirokastër     289
Elbasan           294
Berat               245
Vlorë                215
Lezhë               134
Korçë               120
Kukës               65
Dibër                63

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh