Koronavirusi: 80 përqind e rasteve kanë simptoma të moderuara. A po humbet forcë virusi i Wuhan?

Koronavirusi: 80 përqind e rasteve kanë simptoma të moderuara. A po humbet forcë virusi i Wuhan?

Ndërsa Kina zyrtare thotë se 80 përqind të rasteve të infektuar kanë simptoma të moderuara dhe se për herë të parë numri i të shëruarve në ditë ka kapërcyer numrin e të konstatuarve të infektuar në ditë, natyrshëm lind pyejtja: A po humbet forcë koronavirusi?

"Çdo skenar është ende në tryezë," thotë nga Gjeneva Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit.

"Deri në fund të javës, 40 vende afrikane dhe 29 shtete në Amerikë do të kenë qasje në" teste të shpejta, të cilat mund të japin rezultate në "24-48 orë".

Dr Mike Ryan, drejtori i emergjencave të OBSH-së, vë në dukje se situata aktualisht është nën kontroll në pjesën tjetër të botës.

"Në Wuhan dhe Hubei, Covid-19 ka sulmuar 4 në 100,000 njerëz, por në pjesën tjetër të Kinës, epidemia ka prekur një përqindje shumë të kufizuar të popullatës."

Në lidhje me efikasitetin e karantinës në tragetin me rreth 3700 pasagjerë, i bllokuar në Japoni, Mike Ryan tha,

“Nëse do të mendonim të bllokonim çdo anije lundrimi në botë, nga frika se do të ishim në kontakt me ndonjë patogjen të mundshëm, ku do të shkonim? Do të përfundonim të ndalonim të gjithë autobusët në planet”.

I inkurajuar nga të dhënat pozitive të qeverisë dhe nga forca ekonomike e Kinës, redaktori i ‘Global Times’, një gazetë nacional-komuniste në Pekin, shkruan,  

"Ne po shohim dritë në fund të tunelit. Epidemia ka pasur një ndikim të madh në ekonomi, por është një ngjarje e përkohshme. Konsumi kinez do të rindizet sapo të fitohet lufta kundër virusit, konkurrenca kineze do të rishfaqet e paprekur. Dhe ata që kanë folur për krizë në ekonominë kineze do të pështyhen në fytyrë".


Lajmi kryesor:

Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?