Koronavirusi/ AMA fut në 'karantinë' televizionet: Emisionet të transmetohen pa publik, jo më shumë se 2 të ftuar në studio! Nëse nuk zbatohen, masa administrative

Koronavirusi/ AMA fut në 'karantinë' televizionet: Emisionet të transmetohen pa publik, jo më shumë se 2 të ftuar në studio! Nëse nuk zbatohen, masa administrative

Masat e ashpra të ndërmarra për të shmangur përhapjen e koronavirusit, kanë prekur dhe janë të vlefshme edhe median, televizionet, gazetarët dhe raportuesit në terren apo studio televizive. AMA ka njoftuar masat e marra për televizionet dhe emisionet me publik apo panele të ftuarish për të shmangur përhapjen e koronavirusit. AMA vendosi që emisionet që kanë publik në studion e tyre do të regjistrohen apo transmetohen pa praninë e tij. Gjithashtu në studiot  ku ka panele të ftuarish, AMA thekson se nuk duhet të ketë më shumë se 2 të ftuar dhe se duhet të respektohet distanca mes tyre e rekomanduar nga ministria e Shëndetësisë.

Një tjetër këshillë që AMA jep për mediat janë përdorimi i lidhjeve direkte apo në distancë në mënyrë që të shmanget sa më shumë transmetimi i virusit. Këto urdhra do të nisin zbatimin që të nesërmen, më datë 12 mars dhe nëse nuk respektohen nga televizionet, atëherë do të jepen masa administrative.

Media ka një rol të fuqishëm në informimit dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për rrezikun real që paraqet koronavirusi, por gjithashtu duhet të mbrojë personelin dhe punonjësit e tyre.

Njoftimi i plotë i AMA

Njoftim për mediat audiovizive mbi mbrojtjen e personelit brenda mjediseve të redaksive dhe studiove

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, duke ndjekur situatën me përpjekjet që po bëhen për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, kujton subjektet audiovizive që të kujdesen me përgjegjësi maksimale për personelin që angazhojnë brenda mjediseve të redaksive e studiove të regjistrimit dhe transmetimit.

Në këtë periudhë të ndalohet prezenca e publikut të përqendruar në programe televizive direkte ose të regjistruara.

Në formatet informative apo forum, të mos ketë më shumë se 2 persona të pranishëm, duke respektuar distancat apo standardet që janë përfshirë dhe në udhëzimet që ka bërë publike së fundmi Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Shtimi i lidhjeve direkte, në distancë, mënjanon rreziqet e transmetimit të virusit.

Angazhimi dhe puna voluminoze e redaksive audio dhe audiovizive për raportimin dhe mbulimin e zhvillimeve në terren, duhet të marrë parasysh dhe shëndetin e personelit gazetaresk dhe mbështetës, për të mënjanuar efektet e padëshiruara nga raste të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Duke vlerësuar shëndetin e qytetarit mbi gjithçka, AMA, nga data 12.03.2020 do të monitorojë transmetimet audiovizive dhe për rastet e evidentuara të neglizhencave apo shkeljeve të kërkesave të mësipërme do të fillojë procedurat administrative.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rondi: 12/03/2020 08:29

    Le ti hapin ato kanalet me pagese per nja dy jave Te shohin njerzit te kalojne kohen e vetkarantinimit Keshtu edhe keto media do kontribuojne ne kapercimim e krizes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion