Ministria e Arsimit anulon konferencën për mediat: Të mbrojmë gazetarët dhe operatorët!

Pas anulimit të procesit mësimor për 2 javë, për gjendjen alarmante të koronavirusit, ministrja Shahini ka lajmëruar se do të procedohet mësim online me video të regjistruara nga mësues të caktuar.

Ajo ka nisur videon duke larë duart me dezinfektant në mënyrë që të sensibilizojë të gjithë qytetarët.

Leksionet do të trasmetohen në kanalin e RTSH1 në dy orare, 10:30 deri në 12:00 dhe 18:00 deri në 19:30 për klasa të ndryshme nga klasa e parë e deri në klasën e 12-të.

“Sot fillojmë transmetimin e leksioneve në RTSH 10:30 deri në 12:00 dhe 18:00 deri në 19:30 dhe për të gjithë që do t’i humbasin këto leksione, do të mund t’i ndjekin në kanalin në Youtube të Ministrisë së Arsimit,  Sportit dhe Rinisë", ka thënë Shahini.

Gjithashtu sipas ministres konferenca e së hënës nuk do të mbahet për të shmangur grumbullimin e personave qofshin gazetarë apo kameramanë e çdo komunikim do të mundësohet në rrjete sociale.

“Të hënën do të mbahej konferenca për shtyp për të komunikuar gjendjen, kjo  do të ndodhë për të parandaluar rrezikun në rradhë të parë të gazetarëve dhe kameramanëve”, është shprehur ministrja.

Ministrja Shahini është shprehur se kur gazetarët apo qytetarët do të kenë ndonjë pyetje, komunikimi do të mundësohet përmes rrjeteve sociale.

Gjithashtu do të komunikohet më anë të videove si kjo që ka publikuar ministrja Shahini.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë