SPANJË- Klubi i Valencias në karantinë. 5 lojtarë dhe anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, një informacion i cili konfirmohet zyrtarisht nga përfaqësues të klubit. Bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabël dhe aktualisht ndodhet në vetëizolim në shtëpi.
"Valencia CF bën m dije se janë konfirmuar pesë raste pozitive me COVID-19 në mesin e stafit dhe lojtarëve. Të gjithë këta persona janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i janë bindur masës për vetëizolim në shtëpi", shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit, duke u bërë kështu skuadra me më shumë pjesëtar të prekur.
Në Itali është konfirmuar se lojtari i Juventusit Daniel Rugani është prekur nga koronavirusit, e ndërsa flitet për të infektuar edhe në Premies League, më specifikisht tek skuadra e Arsenalit. Ka pasur indice që disa prej futbollistëve të Arsenal të jenë infektuar me këtë virus, çka solli edhe shtyrjen e ndeshjes me Manchester United.
Koronavirusi ka gjunjëzuar edhe futbollin në të gjithë botën, ku janë pezulluar kamponiatet vendase, përfshirë edhe ato europiane të Champions dhe Europa League.