Koronavirusi/ Inter 4 ditë pa asnjë aktivitet, anulohet përballja me Sassuolo-n! S'ka kombëtare për zikaltërit

Pas kapitenit Handanovic dhe mbrojtësit Danilo Dambrozio ditën e sotme janë konfirmuar edhe dy raste të tjera të koronavirusit te Inter. Klubi zikaltër ka bërë me dije se qendëmbrojtësi De Vrij dhe mesfushori Vecino janë të infektuarit e radhës. Të dy ata janë futur në karantinë, ndërsa klubi nga Milano është në panik.

Për këto arsye është vendosur që katër ditët e ardhshme të mos ketë asnjë aktivitet, përfshirë edhe stërvitjen. Për pasojë ndeshja me Sassuolo-n, e llogaritur të shtunën, nuk do të zhvillohet.

Sakaq autoritet shëndetësore të Milanos kanë vendosur të mos lejojnë asnjë lojtar zikaltër të largohet nga klubi, kështu ata do të humbasin ndeshjet me kombëtaret respektive, që janë për kualifikuset e Europianit. Ndërkohë është njoftuar se të hënën do të jenë tamponët e radhës te Inter.

Skuadra zikaltër u godit fillimisht nga pandemia pak javë më parë ku katër drejtues rezultuan pozitiv. I vetmi ende që nuk është negativizuar është administrator Beppe Marotta, që po e rimer veten. Gjithsesi tani duket se koronavirus nuk është më në nivel drejtuesish, por po infekton me radhë futbollistët.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës