Koronavirusi/ Kur dhe si mund të pezullohen dhe anulohen koncensionet në shëndetësi, gënjeshtra e radhës e PD

Koronavirusi/ Kur dhe si mund të pezullohen dhe anulohen koncensionet në shëndetësi, gënjeshtra e radhës e PD

TIRANË- Ditët e fundit ka nisur një debat mbi planin financiar dhe burimet finaciare për zbutjen e pasojave në ekonomi të masave drastike kundër përhapjes së koronavirusit. Partia Demokratike, krahas fushatës dizinformuese të Sali Berishës në Facebook për situatën, ka bërë disa propozime. Ndër të tjera, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, pohoi dje se paratë mund të gjenden nga qeveria, duke ndërprerë kontratën e koncesionit, sipas saj, korruptiv dhe të padobishëm të check up-it në shëndetësi. 'Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e checkup-it të ndërpritet në raste epidemish. Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërben qytetarëve, duhen ndêrprerë!', tha Vokshi. 

Deklarata e Vokshit është një gënjeshtër, por e kamufluar me një element të vërtetë. Elementi i vërtetë është se një kontratë koncensionare mund të ndryshojë në sitiata të pazakonta kur rrezikohet shëndeti i popullatës. Por, kontrata koncensionare mund të ndryshohet vetëm me vullnetin e të dy palëve. Pra, qeveria nuk mund të pezullojë apo anullojë një koncension në mënyrë të njëanshme, pasi një vendim i tillë do të kishte kosto shumë të larta, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën. 

Konretisht, rastet kur mund të ndryshohet një koncension parashikohen në nenin 31 të ligjit nr. 125/2013, i ndyshuar për herë të fundit në korrik të viti 2019. Neni 31 parashikon që ndryshimet në kontratë mund të bëhen me iniciativën e të dyja palëve kontraktuese veçanërisht në rastet kur rrezikohet siguria kombëtare dhe mbrojtja e vendit, rrezikohet mjedisi, natyra dhe shëndeti i njerëzve. Aktualisht, jemi në kushtet kur rrezikohet shëndeti i njerëzve, por ligji e përcakton 'me iniciativën e të dyja palëve kontraktuese'. Megjithatë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar pezullimin e koncesioniit të check up-it, kontrollit mjekësor bazë, deri në rikthimin e normalitetit. Pezullimi, me sa duket, ka ardhur me marrëveshje mes palëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 17/03/2020 14:53

    Bravo na hape syte se na mbyti ne genjeshtra PD. Ju jeni Jo thjesht kazan por kazan ne han. Ke frik se te merzitet Vilma ty? Na plasi kari per Vilmen dhe gjithe hajdutat qe e ropen kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë