TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mohuar zërat se është anuluar koncesioni i check up, kontrollit mjekësor bazë. Në një postim në Twitter, ajo shprehet se nuk është anuluar koncesioni, por është pezulluar puna deri në rikthimin e normalitetit, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.
"Fake news! check up nuk është anuluar, por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit, kur njerëzit do të vijojnë sërish të kontrollojnë falas gjendjen e tyre shëndetësore!". Pra, janë pezulluar analizat në kuadër të check up-it, por kontrata koncesionare vazhdon të jetë në fuqi. Koncesioni nisi punë në shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar.
Shume gabim qe e pezulluat me autorizim nga Rama qytetaret duhet te vazhdonin kontrollin 'falas' 12 milion€ nga taksat tona.falas vetem po ke ti karin e Rames znj. Ministre
Përgjigju