Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se pas shpalljes së emergjencës globale për koronavirusin do të rriten masat për kontrollin dhe gjurmimin e më pas izolimin e rasteve që vijnë në Shqipëri, në pikat kufitare. Megjithatë ajo theksoi se nuk e nevojshme ndërprerja e udhëtimeve ndaj Kinës, pasi kjo do të kishte edhe një kosto financiare dhe vetëm me këshillimin e qytetarëve mund të bëhet parandalimi i hyrjes së këtij virusi në vendin tonë.
"Plani i masave që ne po zbatojmë që përfshinë nivele të caktuar veprimesh sipas shkallë së rrezikshmërisë sepse ne jemi vend me rrezikshmëri të ulët, bazohet në atë plan masash që deri dje janë marrë në raport me kontrollin në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Do doja të informoja që pas shpalljes së emergjencës globale ne do të rrisim përforcimin aktiv të survejancës, për gjurmimet e rasteve dhe izolimin e tyre, si dhe koordinimin e institucioneve për aplikimin e këtyre masave bazuar në uhdëzimet e OBSH. Dua të theksoj edhe njëherë që ne kemi një survejancë shumë të mirë të infesioneve respiratore. Kemi të gjitha masat që do të ndërmarrin në raport me shkallën e rrezikshmërisë. Është e nevojshme që të gjithë strukturat të përforcojnë masat për zbulimin e hershëm të rasteve, të realizojmë izolimin e rasteve bazuar në udhëzimin e OBSH. OBSH dhe të dhënat e saj kanë treguar deri në këtë moment që kufizimi mund të jetë jo efektiv ndaj ne do të rrisim edhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës. Në të gjithë pikën e kalimit kufitar po përforcohen edhe në mbështetje të vendimit të fundit të OBSH masat dhe kontrollet higjeno-sanitare. Po kryhet me imtësi vlerësimi i çdo rasti. Mjekët që janë pjesë e ISHP po koordinojnë veprimet në zbatim të udhëzimeve ndërkombëtare për të asistuar çdo rast dhe për të marrë masat e nevojshme. Deri tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Shqipëri. Por në do të përforcojmë masat në raport me atë që po ndodh sot në botë", tha Manastirliu.
Lajmi kryesor: