TIRANE- Pas shpalljes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin kinez (koronavirus), Ministria e Shëndetësisë mblodhi për herë të dytë task-forcën, për të përcaktuar edhe masat shtesë për mbrojtjen nga rreziku i këtij virusi.
Gjatë fjalës së saj ministrja e Shëndetësisë siguroi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të infektuar, duke theksuar se do rriten kontrollet në pikat kufitare. Ai tha se ndalimi i transportit të njerëzve dhe mallrave drejt Kinës nuk është i nevojshëm, teksa shtoi se bazuar në rekomandimet e OBSH këshillohet të kufizohen udhëtimet drejt Kinës. Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta ka kërkuar që autoritetet në vendin tonë të shtojnë masat ndaj koronavirusit ndërsa theksoi se vendi ynë është i ekspozuar nga ky rrezik.
Task-forca u mblodh tre ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se Shqipëria është më pak e rrezikuar se vendet e BE, pasi nuk ka linjë ajrore të drejtpërdrejtë me Kinën, e për pasojë shtetasit kinezë kalojnë disa tranzite në aeroporte të këtyre vendeve deri në mbërritjen në Shqipëri.
Ky virus ka shkaktuar deri më tani 213 viktima, ndërsa numërohen mbi 10 000 të prekur, kryesisht në provincën e izoluar tashmë, Wuhan ku dhe u shfaq për herë të parë.
Drejtoresha e Shëndetit Publik të Pogradecit, Elona Katiraj duke folur rreth masave të ndërmarra në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe të Tushemishtit është shprehur se monitorimi për personat e dyshuar me Koronavirus po vazhdon gjatë 24 orëve. Ajo ka thënë se deri më tani asnjë rast nuk ka patur simptoma të kësaj sëmundje ndërkohë ka shtuar se nuk ka nevojë për panik.
"Kemi ngritur grupe punë te përbashkëta. Këto grupe përbëhen nga mjekë epidemiologë dhe ndihmës epidemiologë. Prej ditësh kemi qëndruar këtu në bashkëpunim me policinë kufitare. Kemi një urdhër nga ministria e Shëndetësisë. Po shohim çdo rast të dyshuar për rastin e virusit. Duke qenë se dy doganat e Pogradecit janë me persona që kalojnë më parë në shumë filtra, rastet janë zero. Nuk besoj se do të ketë në vazhdim raste të tilla. Do të jemi prezent edhe në ditët në vijim. Kemi kabina të vogla që mund të izolohen personat e dyshuar. Më pas kemi një dhomë izolimi pranë spitalit. Shenjat janë si një grip i zakonshëm, por duhet i gjithë analiza. Masat do të jenë të vazhdueshme. Nuk është nevoja për panik. Me ato mjete që kemi ne do të jemi pranë doganave deri në një urdhër të dytë. Vetëm në 24 orët e mëparshme kanë qenë 1200 persona. Ka disa filtra nga shteti fqinj. Por ne do të jemi në krye të detyrës. " tha drejtoresha e shëndetit Publik në Pogradec, Elona Katiraj.
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që autoritetet në vendin tonë të shtojnë masat ndaj koronavirusit ndërsa theksoi se vendi ynë është i ekspozuar nga ky rrezik.
Me shpalljen e gjendjes së emergjencës së nivel global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemologjike për të parandaluar këtë virus që të penetrojë në vendin tonë. Aq më tepër kur tashmë janë konstantuar dy raste në Italinë fqinje, por ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh. Shqipëria ka një përvojë në raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur, ndaj është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike. Shpresoj dhe inkurajoj për marrjen e masave më të forta parandaluese.
A keni marrë informacione nga institucionet përkatëse zoti Meta?
Jemi në një proces komunikimi. Mendoj se rastet e konstatuara në Itali dhe ndoshta një rast në një vend tjetër fqinj, tregojnë shumë qartë se ne jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht dhe me çdo mjet depërtimin e këtij virusi në vendin tonë. Ashtu sikurse e theksova edhe më parë, Shqipëria ka qenë mjaft e suksesshme për të parandaluar SARS-in përpara 16-17 vitesh dhe i kemi të gjitha mundësitë në rast se të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjshmëri maksimale.
Në të gjithë pikat kufitare të Juglindjes por jo vetëm, janë marrë masa të shtuara për sa i përket parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupet e mjekëve do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe do të alternohen me turne. Përveç grupit të mjekëve dhe policëve të trajnuar së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara. Gjatë këtyre ditëve nga kapshtica ka kaluar vetëm një shtetase japoneze e cila pas verifikimeve nuk ka rezultuar e prekur me koronavirus.
Drejtoritë e Shëndetiti Publik prej ditës së djeshme kanë vendosur në teren grupe mjekësh e specialistë të cilët do të verifikojnë çdo person që vjen nga vendet aziatike, sidomos atyre të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar.
Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se pas shpalljes së emergjencës globale për koronavirusin do të rriten masat për kontrollin dhe gjurmimin e më pas izolimin e rasteve që vijnë në Shqipëri, në pikat kufitare. Megjithatë ajo theksoi se nuk e nevojshme ndërprerja e udhëtimeve ndaj Kinës, pasi kjo do të kishte edhe një kosto financiare dhe vetëm me këshillimin e qytetarëve mund të bëhet parandalimi i hyrjes së këtij virusi në vendin tonë.
"Plani i masave që ne po zbatojmë që përfshinë nivele të caktuar veprimesh sipas shkallë së rrezikshmërisë sepse ne jemi vend me rrezikshmëri të ulët, bazohet në atë plan masash që deri dje janë marrë në raport me kontrollin në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Do doja të informoja që pas shpalljes së emergjencës globale ne do të rrisim përforcimin aktiv të survejancës, për gjurmimet e rasteve dhe izolimin e tyre, si dhe koordinimin e institucioneve për aplikimin e këtyre masave bazuar në uhdëzimet e OBSH. Dua të theksoj edhe njëherë që ne kemi një survejancë shumë të mirë të infesioneve respiratore. Kemi të gjitha masat që do të ndërmarrin në raport me shkallën e rrezikshmërisë. Është e nevojshme që të gjithë strukturat të përforcojnë masat për zbulimin e hershëm të rasteve, të realizojmë izolimin e rasteve bazuar në udhëzimin e OBSH. OBSH dhe të dhënat e saj kanë treguar deri në këtë moment që kufizimi mund të jetë jo efektiv ndaj ne do të rrisim edhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës. Në të gjithë pikën e kalimit kufitar po përforcohen edhe në mbështetje të vendimit të fundit të OBSH masat dhe kontrollet higjeno-sanitare. Po kryhet me imtësi vlerësimi i çdo rasti. Mjekët që janë pjesë e ISHP po koordinojnë veprimet në zbatim të udhëzimeve ndërkombëtare për të asistuar çdo rast dhe për të marrë masat e nevojshme. Deri tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Shqipëri. Por në do të përforcojmë masat në raport me atë që po ndodh sot në botë", tha Manastirliu.
Ca thot kjo mo ... Po pse mo Italianet jan budallenj qe nga dita e sotme kan bllokur te gjitha fluturimet nga Kina...
PërgjigjuO Like mavria o te zente termeti i radhes!!!!
PërgjigjuTe mos lejohet asnje kinez te hyje ne shqiperi jane hambar virusesh dhe mikrobesh,,,hajne qen,,minj,gjarperinj,,insekte.....
Përgjigju