Nga 14 marsi, pezullohen deri në një njoftim të dytë të gjitha lëvizjet detare dhe nga toka me Greqinë. Drejtoria Detare në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, bëri të ditur ndalimin e të gjitha lëvizjeve të pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarandë, pas ndryshimit të situatës ne Greqi për shkak të përhapjes së COVID-19. Të gjitha linjat e trageteve mes Greqisë dhe Shqipërisë bllokohen deri në një urdhër të dytë dhe nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhëtojë në drejtim të Shqipërisë apo në drejtim të Greqisë.
Po ashtu është ndaluar edhe transporti i pasagjerëve me autobus, por do të lejohet që të shkohet drejt Greqisë me makinë personale.
Nuk preket nga këto masa transporti i mallrave.
"Të gjitha linjat e transportit pasagjerëve do lejohen të marrin pa kufizim kamionë dhe mallra nga Greqia me destinacion Shqipërinë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia për në Shqipëri dhe anasjelltas. Ekuipazhi dhe shoferët do t'i nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet shqiptare", thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
Agjencitë Detare për linjat: Sarande-Korfuz-Sarandë duhet të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet e Sarandës dhe Korfuzit. "Të lajmërohen pasagjerët në sportelet e porteve për urdhrin e bllokimit të lëvizjes nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas. Thyerja e këtij urdhri nga operatorët do klasifikohet shkelje e rëndë dhe do ju hiqet licenca e aktivitetit te transportit ndërkombëtar të udhëtarëve", përfundon njoftimi.
Lajmi kryesor:
Mbyllet 14 ditë kufiri me Kosovën, drejt Greqisë vetëm me makinë personale, Maqedonia e Veriut bllokon Dibrën, Mali i Zi lë hapur vetëm Hanin e Hotit (VIDEO)
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47