Qeveria në detyrë e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19, duke ndryshuar orarin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.
Në mbledhjen e mbajtur më 27 mars qeveria ka miratuar vendimin për plotësim dhe ndryshim të vendimit të Qeverisë nr 01/15 i datës 23.03.2020.
Sipas vendimit të ri të Qeverisë, lejohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 06:00: 17:00 përveç aktiviteteve mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë.
Ndalohet qarkullimi i qytetarëve në zonat (sheshet) e hapura të qyteteve të Republikës së Kosovës, përveç banorëve të këtyre zonave dhe personave të autorizuar nga organet përkatëse.
Farmacitë e liçensuara në Kosovë do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00.
Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.
Farmacitë kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.
Shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi, sipas njoftimit të Qeverisë.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
46.2%
-
I keq
19.9%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VENDIMI/ Gjykata e Durrësit lë në qeli pronarin e "Club Shqiponja", e denoncuan striptistet në Kosovë për trafikim! Dosja e ekstradimit i kalon Tiranës
26 Gusht, 12:01
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars 2023, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt 2023, 20:18