Ka shkuar në 759 mijë numri total i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera në vend, duke iu afruar kështu objektivit të vendosur nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda muajit qershor. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë po ashtu s në 24 orët e fundit janë kryer 10.075 vaksinime.
E ndërsa procesi i vaksinimit masiv në vend vijon me ritme të shpejta, situata me pandeminë duket e stabiluzuar, shkak për të cilin Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot lehtësim të masave anti-COVID.
Duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme dhe në transportin urban. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta ku nga mbyll në orën 22:00 deri në orën 06:00 do të behte nga ora 23:00-06:00. Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin me program kalendarik, ku ditën e djeshme nisi edhe vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik.
Deri më tani, në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ndërsa doza të tjera pritet të vijnë në ditët në vijim.