Tkurren me 60-70% fluturimet e shtetasve shqiptar drejt vendeve të botës, e kryesisht drejt Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Operatorët turistik pohojnë se koronavirusi i ri ka filluar të jap ndikim negativ të menjëhershëm në sektorin e turizmit. Operatori Besnik Vathi thotë për Report TV se vetëm në datat 7 dhe 8 mars fluturimet janë reduktuar 10-20 herë.
“Sektori i turizmit është një nga sektorët më të parë që preket nga situata të tilla. Që në fillim kur u përhap në kinë u ndjen shenjat e para për të udhëtuar. Sidomos me shpërndarjen e tij në Itali frika ishte totale dhe pothuajse në nivele 60-70% kemi ulje të fluturimeve dhe nëse do të kishim një 7,8 mars ku udhëtonin me mijëra mars këtë vit kemi në situatë kur është 10 deri në 20 herë më e ulët se vitet më parë. Kjo sa i takon qytetarëve shqiptar. Turizëm të madh drejt Italisë në këtë periudhë nuk ka, por anulimet janë edhe drejt vendeve tjera si Francë, Gjermani, Izrael, Dubai apo në Korfuz” shprehet Vathi.
Për shkak të situatës së krijuar dhe panikut që po mbizotëron çdo ditë e më shumë Vathi thotë se edhe sezoni veror është i paparashikueshëm. “Frika dhe paniku ka prekur edhe të huajit që mund të parashikonin që të udhëtonin në pranverë drejt Shqipërisë apo ndoshta edhe rezervimet për në verë. Ka pasur shumë anulime dhe frikë për të marrë vendime për fluturime. Jemi në një fazë pezullimi për marrje të vendimeve.
Është periudha kur shqiptarët udhëtonin dhe janë pezulluar direkt, dhe efekti më i madh në ketë situatë është në turizmin dërgues. Në këtë fazë që jemi është e pamundur të parashikojmë se çdo të ndodh këtë sezon veror”, theksoi operatori turistik. Ulja e udhëtimeve pritet të thellohet edhe më tej pasi ditën e sotme është marrë vendimi për të mbyllur fluturimet me 10 aeroporte të Italisë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.1%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Sezoni veror/ Eksperti Vathi: Nuk numërohen turistët në çadrat e plazhit, jemi më mirë se vjet! Maçi: Numrat mos të përdoren për propagandë
19 Korrik 2024, 14:49
-
Mbështetje për turizmin malor, Vathi: Shteti të garantojë infrastrukturën! Çmimet në jug do të ulen kur të ndërtohet aeroporti i Vlorës
11 Qershor 2024, 14:13
-
'Ka rritje të shifrave të turizmit por duhet referuar saktë', Besnik Vathi në 'Studio Live': Shqipëria hyn tek vendet me çmime të ulëta në rajon
6 Qershor 2024, 19:48
-
Epokë e re e turizmit, të ftuarit në 'Përballje': Kemi resurse pa fund! Duhet nxitur prodhimi vendas, turistët nuk vijnë të hanë mish Brazili
10 Prill 2024, 14:33
-
Qeveria, referencë për shfrytëzimin e dhomave të hoteleve, eksperti: Vendim i nxituar! Presim rritje të turistëve me 15% nga 2023
26 Shkurt 2024, 15:39
-
Viti 2023 rekord turistësh, operatori turistik: Skeptik për shifrat, edhe 2024 do ketë rritje të ndjeshme
9 Shkurt 2024, 14:04
-
Destinacionet e preferuara për fundvit, Vathi: Kryeson Durrësi, preferohet edhe nga të huajt! Prenotimet e shqiptarëve jashtë janë rritur me 25%
22 Dhjetor 2023, 20:33
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Rritja e numrit të turistëve, operatori turistik në Report Tv: Ka ndikuar shtimi i fluturimeve me vendet e tjera dhe kompanitë low cost
28 Qershor 2023, 14:05
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
ASNJE FRIKE per korona ne shqiperi,,ky eshte vend I vogel,,,frike te kene nga italia,,spanja,,franca,,greqia…. ///
Përgjigju