Viti 2023 rekord turistësh, operatori turistik: Skeptik për shifrat, edhe 2024 do ketë rritje të ndjeshme

Shqipëria për të parën herë ka regjistruar një shifër rekord prej 10.15 milionë turistësh të huaj për vitin që lamë pas. Operatori turistik Besnik Vathi ka komentuar fluksin turistik për Report Tv. Ai thotë se viti 2023 ishte rekord sa i takon numrit të turistëve, por sipas tij nuk është e përcaktuar qartë se sa ka qenë numri i të huajve që janë vizituar vendin tonë.

Ai thotë se në shifra llogariten edhe turistët transit, apo shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhe futen në vendin tonë psh me pasaporta italiane apo britanike. Sipas tij, këta turistë nuk sjellin shumë të ardhura.

“Jam kritik për shifrat, jemi ndër të pakte vendet që raportojmë jo turistët, por vizitorët e huaj. Siç janë shtetasit e Kosovës, malit të zi, apo maqedonase që fluturojnë nga aeroporti i Tiranës, apo kalojnë për një vend tjetër, në përfshijmë në raportime edhe turistët transit. Numri i turistëve të huaj është shumë më i vogël se 10 mln.

Dominojnë si turistë real, turistët polak, spanjollë, apo edhe ata turistë që vijnë nga ato vende që nuk ka emigrantë shqiptarë. Në Itali banojnë rreth 700-800 mijë shqiptarë. Për shkak të kostove të ulëta të fluturimeve ajrore mund të kenë ardhur në Shqipëri edhe dy apo tre herë. Pavarësisht se janë turistë, por nuk është se është turizmi real që sjell të ardhura. Pasi emigrantë që shkojnë e vijnë nuk konsumojnë hotele, flenë tek familjet e tyre, numërohen si turistë edhe kur vijnë në tiranë dhe shkojnë në Kosovë, apo Greqi dhe kthehen dhe përsëri i numërojmë si turistë. Anglia psh, a janë shtetas britanikë, apo janë shqiptarë me pasaportë britanikë”, tha Besnik Vathi.

Duke qenë se qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza, ai thotë se pritet që të shtojën lëvizjet drejt vendit tonë pasi përdorin e aeroportin e Tiranës për të fluturuar drejt vendeve të tjera.

“Harrojmë që nga 1 janari shtetasit e Kosovës lëvizin në Europë pa viza. Ata përdorin aeroportin e Tiranës për të fluturuar me kompanitë me çmime të lira për të shkuar drejt Zvicrës, Gjermanisë. Kur futen nga morina në Rina si kalkulojmë si hyrje, kur kthehen nga Rinas në Morinë sërish i kalkulojmë si hyrje”, tha Vathi.

Sipas tij është e nevojshme që të përcaktohen shifrat e qarta, pasi kjo do të ndikojë edh enë hartimin e politikave për turizmin.

“Është e nevojshme të ndërhyhet për të përcaktuar shifrat e sakta, për të rritur të ardhurat, për  për të përcaktuar politikat, e treta që është e rëndësishme duke parë shifrat e mëdha krijohen opinione sikur bëhet nami me informalitetin. Po të llogarisësh shifrat e mëdha ne s’kemi as hotele apo apartamente me qira për të përballuar ato flukse”, u shpreh Vathi.

Edhe viti 2024. Vathi thotë se do ketë rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.

Natyrshëm që është rritur, edhe viti 2024 parashikohet të jetë me rritje të ndjeshme. Mund të shkojë në total rreth 15%, pasi Kosova skam ë viza dhe lëvizjet gjatë muajve që vijnë të shtetasve të Kosovës nëpërmjet aeroportit të Tiranës ka rrezik të dyfishohen”, përfundon Vathi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 09/02/2024 16:12

    po ca kerkon ky Vathi vulen e doganes te masi sa te ardhura sjellin emigrantet apo qytetaret nga kosova, ku hyn ky lek apo nuk quhet nese nuk e sheh Vathi. Le te impenjohet me shume per pakete turistike per nomadet digjitale qe ia vlen tu paguhet bonus per nete qendrimi ne faturat e shpenzimeve te start upeve te tyre

    Përgjigju
  • Pet.: 09/02/2024 14:27

    Epo thuaja te madhit, i cili na nxorri Shqiperine superturistike .Shqiperia veshtir krahasohet me Malin e Zi dhe jo me me Greqine e cila kishte 27 milion turiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës